Banka Botërore dhe BE kritika qeverisë Rama: Merrni parasysh rekomandimet e KLSH, mbyllni çdo shteg për korrupsion

Spread the love

Ditën e sotme është prezantuar strategjia e tretë të Menaxhimit të Financave Publike, ku Bashkimi Europian dhe Banka Botërore kanë kritituar qeverinë shqiptare që të jetë më e kujdesshme me financat publike.

Gjatë prezantimit të strategjisë së tretë të menaxhimit të financave publike, Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi se rritja e transparencës është thelbësore për integrimin.

Sipas tij, duhet të ndryshojë njëherë e mirë qasja e ndryshimit të buxhetit vjetor, përmes akteve normative dhe duhen marrë parasysh rekomandimet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ambasadori i BE-së gjithashtu vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia e duhur e menaxhimit të financave publike dhe inkurajo të gjithë pjesëmarrësit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të marrin pjesë active për të ofruar kontributin e tyre.  

‘Kemi shprehur shqetësime për përdorimin ekskluziv të akteve normative për rishikimin e buxhetit. Kjo mund të jetë e justifikueshme në situate krizash por jemi të mendimit se duhet të kthehemi tek rishikimi i buxhetit me anën e procedurave. Është e rëndësishme edhe mbikqyrja e parlamentit.

Është e rëndësishme dhe KLSH, sepse rekomandimet e gjetjet e saj duhet të diskutohen e merren parasysh përfshirë diskutimet dhe gjetjet në Kuvend. Mbetet e rëndësishme të fuqizojmë monitorimin dhe mbiqkyrjen në fusha ku kemi rrezikun apo rriskun fiscal. Do të thotë monitorimi i projekteve PPP apo ndërmarrjeve në pronësi të shtetit.  

Në fushën e tatimeve ju inkurajomë të merren masa për të zgjeruar gjithnjë e më shumë bazën tatimore duke luftuar informalitetin dhe përmirësuar administratën tatimore. Jemi të inkurajuar nga rezultatet e procesit të fiskalizimit. Ju kemi inkurajuar që në mënyrë zyrtare të miratoni strategjinë afatmesme të të ardhurave, e cila sjell parashikueshmërinë në politikën tatimore” tha Gonzato.

Edhe Banka Botërore, tha se për qeverinë Rama, thelbësore duhet të jetë transparenca dhe llogaridhënia.

 Menaxheri i Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas theksoi se Shqipëria ka 4 shtylla kritike dhe duhet të mbyllet çdo shteg për korrupsion.

“Duhet ruajtur disiplina fiskale nëpërmjet menaxhimit të mbledhjes së të ardhurave dhe menaxhimit të borxhit. Teksa shohim strategjinë mendojmë se 4 element kritik. I pari është prioriteti, sepse gjithmonë do të ketë nevojë më shumë për burime, ndaj duhet prioritet në përdorimin e burimeve. 

Eficenca për përdorimin e burimeve, vlera e parave në momentin që investohen, e gjithë duhet të merret në konsideratë. 
E treta, është transparenca dhe llogaridhënia, mendoj se të gjithë jemi përgjegjës për këtë strategji, dhje duhet të sigurohemi që mundësitë për korrupsion të eliminohen. 

E katërta është fleksibiliteti, në Shqipëri ka pasur shok në vitet e fundit, dhe ka pasur nevojë për rialokimin e financave publike, që duhet të bëhet në mënyrë të shpejtë që tu përgjigjet elementeve të shoqërisë më në nevojë. Duhet të kemi nevojë tu përgjigjemi këtyre situatave në mënyrë sa më të shpejtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *