Deputetët e opozitës futen në Komisionin e Ligjeve dhe bllokojnë punimet, ndërpritet mbledhja

Spread the love

Është mbyllur vetëm disa sekonda pas ka nisur, mbledhja e Komisionit të Ligjeve.

Deputetët e opozitës pas tensioneve  jashtë Kuvendit kanë arritur që përmes dritareve të futën brenda.

Ata i janë drejtuar Komisionit të Ligjeve, ku nuk kanë lejuar punimet.

Drejtuesja e këtij komisioni, Klotilda Bushka ka njoftuar ndërprerje të punimeve, duke u shprehur se nuk mund të zhvillohet në këtë mënyrë.

Ajo deklaroi se deputetët do të njoftohen për mbledhjen e radhës.

Kujtojmë që seanca e sotme nisi me debate dhe tensione, pasi Garda nuk ka lejuar që deputetë e opozitës të futen brenda.

Opozita kishte njoftuar edhe një mbledhje të grupit parlamentar, por për shkak të këtyre tensioneve nuk është zhvilluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *