Marrëveshja PS-Rithemelim, nesër mbledhja e parë e komisionit hetimor për skandalin me sistemin TIMS

Spread the love

Ditën e nesërme do të mbahet mbledhja e parë e komisionit hetimor për TIMS-in, i ngritur pas marrëveshjes PS-Rithemelim.

Sipas rendit të ditës, të martën pritet të konstituohet komisioni hetimor, të bëhet prezantimi i anëtarëve të tij dhe të përcaktohen detyrat.

“Të nderuar deputetë, Komisioni hetimor për TIMS do të zhvillojë mbledhje nesër, ditën e martë, datë 02 prill 2024, ora 15:00, salla Pjetër Abnori. Rendin e ditës e gjeni bashkëlidhur. Ju faleminderit!”,  thuhet në njoftim.

Komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS,  do të drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salianji.Nënkryetari i komisionit nga ana e mazhorancës do të jetë Tonin Gogu.

Më 2 Mars PS dhe Rithemelimi bashkuan votat në Kuvend për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.

Me 96 vota pro dhe 1 abstenim u miratua ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS, ndërsa me 95 vota pro dhe 1 abstenim u miratua komisioni hetimor për shërbimin publik të Sterilizimit dhe shërbimin publik të Check-up.

Komisionet Hetimore përbëhen nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë janë të PD dhe 8 anëtarë të PS dhe do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 4-mujor, nga data e miratimit të këtij vendimi. 

Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS
Përbërja:
  1-Ervin Saljanji  – kryetar
  2-Toni Gogu –Nënkryetar PS
  3-Nasip Naço  – Anëtar PS
  4-Blerina Gjylameti – Anëtar PS
  5-Etilda Gjonaj – Anëtar PS
  6- Xhemal Qefalia – Anëtar PS
  7- Antoneta Dhima – Anëtar PS
  8- Bardhyl Kollçaku – Anëtar PS
  9- Denis Deliu – Anëtar PS
10- Lindita Metaliaj – Anëtar PD
11- Lefter Gështenja – Anëtar PD
12- Asllan Dogjani  – Anëtar PD
13- Ramadan Lika – Anëtar PD
14- Luan Baci – Anëtar PD
15- Elda Hoti  – Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues
 1- Bledion Nallbati- anëtar zëvendësues PD
 2- Isuf Çela – anëtar zëvendësues PD
 3- Eduart Nreca Anëtar zëvendësues PS
 4- Laer Duraj Anëtar zëvendësues PS

 Skandali me sistemin TIMS

Më datë 2 gusht 2023, bëhet me dije se drejtuesi i ri i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit ka urdhëruar kalimin e të dhënave të sistemit TIMS në hartdisk të jashtëm. Po atë ditë, mësohet se një punonjës i Policisë së Shtetit, që ka rënë në gjurmët e këtij akti, ka njoftuar eprorin e tij, i cili ka urdhëruar menjëherë bllokimin e të gjithë eksportimit të të dhënave. Por drejtuesi i ri, sipas të dhënave që janë bërë publike nga reagimet e brendshme që kanë ndodhur përgjatë asaj dite në Policinë e Shtetit, ua ka kërkuar bashkëpunëtorëve të tij të përjashtojnë drejtuesin nga çdo veprim në kompjuterët e tyre. Ngjarja e rëndë ka zier për tri ditë brenda Policisë së Shtetit, ku është theksuar se në fakt është vënë në dijeni të skandalit edhe Muhamet Rrumbullaku, kryepolici i vendit. Skandali u nxor me datë 5 gusht, orëve të pasdites, u hodh në media në formën e një email-i dërguar nga punonjës Policie në dijeni të aktit për krerët e Policisë. Email-i informues dhe i detajuar me të gjitha veprimet konkrete të drejtuesit të Policisë dhe të personave që e mbështesnin u shpërnda në të gjitha rrjetet sociale, por pa mundur të shkohet deri te Prokuroria as e Tiranës dhe aq më pak te SPAK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *