Ardhja e Blinken në Tiranë, mediat greke: Vizita tregon bashkëpunimin e palëkundur të SHBA-Shqipëri

Spread the love

Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, u komentua gjithashtu edhe në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se Blinken vizitoi Tiranën për të shprehur mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë.

Artikulli i plotë:

Kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken, ka mbërritur sot në Tiranë për të shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, e cila është aleate e saj në Ballkan.

Blinken do të zhvillojë bisedime me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të takohet me të rinjtë shqiptarë si pjesë e një forumi në “Pyramid”, një ndërtesë e madhe në formë piramide në qendër të qytetit që dikur i kushtohej kujtimit të liderit komunist Enver Hoxha.

Çfarë thotë Departamenti i Shtetit për këtë vizitë

Për Uashingtonin, qëllimi i këtij udhëtimi të sekretarit amerikan të shtetit, e para e tij në Shqipëri që nga marrja e detyrës, është të ripohojë forcën e marrëdhënieve dypalëshe me këtë partner kyç për stabilitetin në Ballkan, sipas zyrtares së lartë të Departamenti të Shtetit Yuri Kim.

“Ne duam të këmbëngulim dhe të nënvizojmë bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi me Shqipërinë”, shpjegoi Kim.

Uashingtoni thotë gjithashtu se mirëpret veçanërisht mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën përballë Rusisë dhe vitin e kaluar përshëndeti kryesimin e saj të një takimi të trazuar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në prani të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Imazhi “pozitiv” i SHBA-së në Shqipëri

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të falënderojnë autoritetet shqiptare që, pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në gusht 2021, mirëpritën refugjatët afganë që kishin bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara.

Blinken do të takohet me disa prej tyre në Tiranë.

Në rrugët e Tiranës janë vendosur postera gjigantë që përshëndesin ardhjen e Blinken. Sipas sondazheve të fundit, një shumicë e madhe e shqiptarëve kanë një imazh shumë pozitiv për Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *