Blinken në Tiranë; si ndryshoi axhenda minutat e fundit dhe mungesa pazakontë e Edi Ramës

Spread the love

Drejtorin e INFOCIP (Qendra për Çështje të Informimit Publik), Gerti Shella tha se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në vendin tonë është një vizitë e rëndësishme për marrëdhëniet e dy vendeve tona dhe jo vetëm.

Duke u ndalur tek takimet që Blinken do të zhvillojë në Tiranë, Shella theksoi se takimi i tij me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani është i rëndësishëm, por theksoi se kjo strukturë është e pavarur dhe si e tillë e bën këtë takim të jetë i pazakontë.

“Parë në kontekstin e përgjithshëm është e paprecdentë që Ambasada Amerikane jep një njoftim të parë zyrtar ku nuk konfirmon takimin e z. Blinken me z. Dumani, ndërsa pak minuta më parë ajo bën një njoftim të dytë ku bën me dije se do të ketë një takim të z. Blinken me përfaqësues të drejtësisë shqiptare, ku nënkuptohet dhe një takim me z. Dumani.

Pra, kemi një korrigjim të agjendës brenda pak minutave dhe kjo duhet parë tashmë se çfarë do të ndodhë sot.

Por sërish kemi dhe një rast tjetër të pazakontë në këtë vizitë, ku një vend që vizitohet nga Sekretari Amerikan i Shtetit të mos jetë i pranishëm kryeministri.

Në raport me SHBA-në, Shqipëria ka një bilanc pozitiv karshi Uashingtonit, si çështja e afganëve, muxhahedinëve, apo edhe për çështjen e marrjes përsipër të mijëra emigrantëve që hyjnë në mënyrë jo ligjore në Evropë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *