Falimentoi ujësjellësin e Durrësit, Spartak Kovaçit iu zbuluan 500 mijë euro në llogari; si po ndan fondet me ortakët e babait

Spread the love

Në fund të vitit 2022, hakerat sulmuan sistemet e një banke të nivelit të dytë në Shqipëri, duke zbuluar të dhënat e klientëve.

Këto të dhëna dolën në llogarinë në Telegram të “Homeland Justice”, duke indentifikuar klientët dhe shumën e parave në bankë.

Drejtorë, punonjës doganash dhe tatimesh, biznesmenë të dyshimtë, shefa krimesh, ish ministra, deputetë etj., rezultuan se kishin shuma të mëdha në llogaritë bankare, në disa raste të padeklaruara në ILDKPKI.

Pjesë e kësaj liste ishte edhe drejtori i Ujësjellësit të falimentuar të Durrësit, i cili vetëm në një llogari bankare kishte rreth 500 mijë euro. Kjo shumë rezulton se nuk është deklaruar prej tij në ILDKPKI.

Duket e çuditshme se si ILDKPKI, e cila ka akses me ligj në banka, nuk ka bërë një verifikim të llogarive bankare në raport me deklaratat e pasurisë.

Kovaçit të ujësjellësit të Durrësit i kanë kaluar në llogari qindra mijëra euro, në formë dhuratash. Këto para i ka deklaruar, por jo shumën 500 mijë euro.

Vetëm në një rast, në dhjetor 2014, në llogarinë e Spartak Kovaçit kanë kaluar 100 mijë euro nga kompania Adriatik shpk, me pronar Petrit Kovaçi, babai i Spartak Kovaçit.

Burimi i këtyre parave dyshohet se janë aferat korruptive me tendera të drejtorit të Ujësjellësit Durrës, Spartak Kovaçit, por që kompania Adriatik shpk është përdorur për mbulimin e tyre.

Nga verifikimet e bilanceve të kompanisë Adriatik shpk dhe ndarja e dividentit, shumat që kompania ka kaluar në llogari të Kovaçit, nuk justifikohen. Aq më tepër që Petrit Kovaçi ka vetëm 50 % të aksioneve në këtë kompani, e cila ka marrë 10 tendera publikë me flamur korrupsioni, në kohën kur i biri Spartak Kovaçi ishte drejtor i Ujësjellësit të Durrësit, të cilin e falimentoi dhe e zhyti në një borxh me vlerë mbi 160 milionë euro.

Gjithashtu, Kovaçi ka një depozitë me vlerë 170 milionë lekë, para gjithashtu me burim të errët.

Jemi para indicieve të forta të korrupsionit dhe pastrimit të parave nga Spartak Kovaçi, i cili me para të pista po ndërton edhe një hotel në Durrës me vlerë miliona euro, bashkë me vëllain e Ceno Klosit, drejtor i Tatimeve.

Në vitin 2011, Kovaçi ka blerë një apartament në Durrës me vlerë rreth 100 mijë euro. Edhe këtyre parave nuk u dihet burimi.

Me ngritjen e SPAK-ut, Kovaçi ka ndaluar dhuratat qindra mijëra euro dhe depozitat e majme bankare, si dhe deklarimin e pasurive të dyshimta.

Jo vetëm kaq. Por, Kovaçi dyshohet se mban në banesë shuma të mëdha parash cash, mbi vlerën e lejuar nga ligji. Një burim theksoi se Kovaçi ka fshehur në banesat dhe vilat e tij disa milionë euro para korrupsioni me tendera.

Kur BKH-ja zbarkoi në zyrën e tij duke i sekustruar kopjuterin, persona të paidentifikuar kanë lëvizur çanta nga banesat e tij.

Kovaçi ka fshehur gjithashtu disa biznese në emra të tjerë, vila, apartamente, para dhe po ndërton një hotel luksoz.

Kovaçi, për t’i shpëtuar SPAK-ut, ka aplikuar edhe shkëmbimin e kompanive me institucione të tjera për dhëninen e tenderave.

Një kompani e kontrolluar nga Kovaçi përmes një personi të besuar ka marrë miliona euro tendera tek një institucion publik, ndërsa disa kompani të lidhur me drejtuesin e këtij institucioni, kanë marrë miliona euro tendera nga Kovaçi.

Nga kjo skemë janë përfituar dhe vjedhur miliona euro para publike, të cilat po investohen në pasuri të paluajtshme.

Një hotel me para të dyshimta

Po sjellim disa fakte si po pastrohen paratë e korrupsionit nga Spartak Kovaçi, duke ndërtuar hotelin luksoz Azure Elegance Hotel në Durrës, një investim miliona euro që duhet sekuestruar nga SPAK-u, pasi investimi nuk justifikohet me burim të ligjshëm të ardhurash.

Në 28 shkur 2022, Petrit Kovaçi dhe kompania T.O.V 2019 themelojnë kompaninë Adriatic Union, me objekt hoteleri, turizëm etj., me kapital 100 mijë lekë.

Falimentoi ujësjellësin e Durrësit, Spartak Kovaçit iu

Kompania T.O.V 2019 është themeluar në vitin 2019, me kapital 100 mijë lekë, me objekt bar, restorant etj.

Genti Klosi, një personazh pa historik biznesi, është pronar me 50 % të aksioneve i kësaj kompanie, me emër tregtar Shafran.

Falimentoi ujësjellësin e Durrësit, Spartak Kovaçit iu

Genti Klosi është vëllai i Drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi, i cili është kuanti i Alda Klosit, ish zyrtares së besuar të Arben Ahmetajt, e cila kishte mbushur shtëpinë me paratë e korrupsionit me tendera dhe koncensione.

Në 29 maj 2023 mblidhet Këshilli Kombëtar i Territorit. Përpos të tjerave, në këtë mbledhje miratohet edhe leje për ndërtimin e një hoteli nga kompania Adriatic Union, me nipt M21511503C.

Falimentoi ujësjellësin e Durrësit, Spartak Kovaçit iu

Sipas vendimit, hoteli Azure Elegance Hotel, një investim miliona euro, do të ndërtohet në rrugën Plazh/13 në Durrës.

Prapaskena mëson se pas investimit qëndrojnë Spartak Kovaçi dhe Ceno Klosi,  dy personazhe të lakuar si figura të korrupsionit me tendera dhe afera të larmishme në Ujësjellësin e Durrësit dhe Tatime.

Ndryshe nga Alda Klosi, duket se Kovaçi dhe Klodi nuk do t’i mbajnë paratë të fshehura në skuta, por po i investojnë në pasuri të palujtshme, me të cilave edhe një hotel.

Nuk ka asnjë mundësi dhe logjikë financiare që një kompani fantazmë me 100 mijë lekë kapital, që kontrollohet nga një tjetër kompani fantazmë, të ndërtojë një hotel miliona euro investim.

Nga ana tjetër, edhe Petrit Kovaçi, i cili ka 50 % të aksioneve në kompaninë e hotelit, nuk ka burime të ligjshme të ardhurash për të realizuar investimin.

Kompania e tij kryesore e ndërtimit, Adriatik shpk, ku ka 50 % të aksioneve, rezulton herë me humbje dhe herë me fitime modeste.

Edhe pse vitet e fundit ka nisur të dalë me fitim, për të mos paguar taksa, nuk është ndarë dividenti, por është mbajtur rezervë ose është investuar në asete.

Pra, kompania Adriatic Union, me nipt M21511503C, nuk ka asnjë mundësi financiare të ligjshme për të kryer investimin, për ndërtimin e hotelit.

Po nga burojnë paratë?

Babai i Spartak Kovaçit, Petrit Kovaçi, me kompaninë e ndërtimit ‘Adriatik‘ me nipt J61807505I, ka marrë mbi 20 milionë euro tendera nga Bashkia e Durrësit, me në krye Emiriana Sako.

Tenderat i ka marrë me pazar në tavolinë, me ofertë fituese sa fondi limit dhe duke mashtruar me volumin e punimeve, duke futur në xhep gati 50 % të vlerës së tenderave.

Në total, pra edhe nga bashki dhe institucione të tjera, Petrit Kovaçi ka marrë mbi 35 milionë euro tendera, në të njëjtën formë klientelizmi dhe me flamur korrupsioni.

Ndërkaq, ortakët e Petrit Kovaçit, me të cilët ka marrë mbi 35 milionë euro tendera, pa llogaritur miliona euro si nënkontraktor, kanë marrë mbi 15 milionë euro tendera nga Spartak Kovaçi, që është i biri i Petrit Kovaçit.

Ortakët në tendera të Petrit Kovaçit që kanë marrë tendera miliona euro nga i biri Spartak Kovaçi janë;

-Artan Sako, vëllai i ish komandatit të Gardës, Gramos Sako, administrator dhe bashkëpronar i kompaninë së ndërtimit 2 T shpk, përfituese e mbi 100 milionë euro tendera të dyshimtë dhe me flamur të kuq korrupsioni.

-Alfred Ibrahimi, Ramadan Ibrahimi, Jorgjie Ibrahimi dhe Eduart Ibrahimi, bashkëpronarë të kompanisë Ed Konstruksion, përfituese e mbi 100 milionë euro tendera gjatë viteve të fundit.

Ortakët në tendera të Petrit Kovaçit që kanë marrë tendera miliona euro nga Bashkia Durrës janë;

-Vasil Jovani, ‘peshku i madh’ i tenderave, pronar dhe administrator i kompanisë KRONOS KONSTRUKSION, përfituese e rreth 60 milionë euro tendera të dyshimtë, ndërsa ka përlarë edhe fondet e BE-së për bujqësinë.

-Luan Kapri, pronar i kompanisë Rej shpk, e cila gjatë viteve të fundit ka përfituar mbi 30 milionë euro tendera.

-Flutura, Kujtim dhe Besnik Hysa, bashkëpronarë të kompanisë Vëllezërit Hysa, me disa dosje korrupsioni në SPAK, e skeduar për korrupsion, vjedhje masive, falsifikime dhe mashtrim

Ky grup kompanish ka qarkulluar të paktën 50 milionë euro, vetëm për llogari të babë e bir Petrit dhe Spartak Kovaçi, duke përvetësuar gjysmën e shumës, pa llogaritur përfitimet me nënkontraktime.

Po flasim vetëm për punë të dukshme dhe të dokumentuara, për para që kanë dalë nga thesari dhe kanë shkuar në llogaritë e këtij karteli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *