Plani i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe miliardat si ‘çelës’ për të mbajtur të fikur ‘fuqinë e barutit’!

Spread the love

Në pamundësi për t’i bërë pjesë të unionit dhe duke pasur frikë nga rritja e influencës ruse në rajon, SHBA dhe BE po tentojnë të joshin vendet e Ballkanit, me anë të parave, me shpresën për t’i mbajtur ato të orientuar drejt Perëndimit.

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Plani i rritjes prej 6 miliardë eurosh i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është një ‘levë’ që mund të dyfishojë madhësinë e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjes, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Pasi iu premtua anëtarësimi në BE vite më parë, procesi i pranimit në të gjithë rajonin është ngadalësuar në një zvarritje, kryesisht për shkak të hezitimit midis 27 anëtarëve të bllokut dhe mungesës së reformave në të gjithë rajonin.

I gjendur në këtë pozitë, në nëntor të vitit 2023, Komisioni Evropian propozoi një plan të ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor, i cili bazohej në katër shtylla kryesore.

1-zgjerimin e integrimit ekonomik me tregun e vetëm të BE-së. 2-Nxitjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal. 3-Përshpejtimi i reformave themelore.  4- Rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat, me 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi nga 2024 deri në 2027.

Por në këmbim të fondeve, vendet duhet të zbatojnë reforma dhe të zgjidhin të gjitha çështjet e pazgjidhura me fqinjët e tyre.

Synimi i BE-së është t’i japë një stabilitet më të madh një rajoni që doli nga shpërbërja e përgjakshme e viteve 1990 të ish-Jugosllavisë, por që ende është i mbërthyer nga tensionet.

Një gjë të tillë e konfirmoi dhe ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien në fjalën e tij të mbajtur sot në Samitin e zhvilluar në Shkup, ku ju dërgoi një masazh të qartë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të mos bëhen pengesë e reformave pasi do të përballen me pasoja.

Ne mund t’i bëjmë gjërat me mirë. Ne i mbështesim aspiratat dhe këtë e kemi diskutuar. Asnjëherë nuk keni qenë më afër. Kjo është një çështje shprese sepse dallon nga ofertat e tjera. Çdo shtet duhet të bëjë punën praktike dhe qytetarët duhet të ndjejë leverditë. Këtu flasim për liritë që t’i lejojnë njerëzve dhe mallrave të lëvizin lirshëm dhe kjo po ndodh. SHBA e mbështet idenë. Ne kemi dhënë një ndihmë për këtë rajon dhe do të mbetemi të përkushtuar, por jemi të fokusuar që vendin ta përfshijmë në tregun duke specifikuar nisma që janë të rëndësishme për biznese të qytetarëve në rajon. Pra çdo individ kursen rreth 5 % çdoherë kur dhe transferon para në dhe jashtë rajonit dhe këtë njerëzit do ta ndjejnë. Duhet të zhvillojmë edhe mekanizma për zbatim, pasi shumë nga këto procese apo takime të tilla për njerëzit, tingëllojnë në një mënyrë abstrakte. Askush nuk mund të bëhet pengesë dhe nëse dikush e bën këtë atëherë do të përballen me pasoja”, tha ai.

Me dy vatra lufte të hapura tashmë në Ukrainë e Gaza dhe me tensionet e vazhdueshme në Tajvan me Kinën, një rrëmujë në Ballkanin Perëndimorë do të ishte gjëja e fundit që i nevojitet SHBA-së dhe BE-së.

Por në pamundësi për t’i bërë pjesë të unionit dhe duke pasur frikë nga rritja e influencës ruse në rajon, SHBA dhe BE po tentojnë të joshin vendet e Ballkanit, me anë të parave, me shpresën për t’i mbajtur të orientuar drejt Perëndimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *