52-vjeçari goditi me sëpatë në kokë të riun në lokalin e tij, zbulohet e shkuara e “errët” e pronarit që prishi provat

Spread the love

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, pasi një 33-vjeçar është goditur me sëpatë në kokë brenda një lokali nga shtetasi Artur Petja.

Ngjarja ndodhi për motive të dobta në lokalin në pronësi të Elton Dedej në lagjen nr.4 në qytet.

I riu me iniciale I. Gj., 33 vjeç, banues në Kavajë, pas marrjes së mjekimit nga uniformat e bardha në spitalin e Durrësit, është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa në pranga ka rënë autori i ngjarjes, 52-vjeçari Artur Petja dhe pronari i biznesit, Elton Dedej, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Organizmi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Pas konfliktit në lokalin e tij, 44-vjeçari ka prishur vendin e ngjarjes, ndërsa kur është marrë në pyetje nga oficeri i Policisë, ka deklaruar se 33-vjeçari ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar nga shkallët.

Pronari i lokalit, Elton Dedej rezulton person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.

E shkuara e errët

44-vjeçari është përfshirë në një përplasje me armë më 4 korrik 2019 në lokalin e tij, mes dy bandave ku u vra një kalimtar.

Vëllezërit Rustem dhe Elton Dedej ndodheshin në lokalin e tyre, së bashku me dy vëllezërit Eraldo dhe Elio Hyka, për tu sqaruar me vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu, dyshohet të ketë motiv konfliktin për zonën e influencës për shpërndarjen e drogës.

Janë përplasur fillimisht me grushte dhe më pas kanë nxjerrë armët duke qëlluar me të paktën 15 plumba kundër njëri-tjetrit.

Nga të shtënat e Marjus Aliut mbeti i vdekur kalimtari i rastësishëm, 50-vjeçari Ramazan Hasalliu, që sapo kishte dalë nga furra me bukë në dorë.

Po ashtu, plumbat kapën edhe dy persona të tjerë të rastësishëm, Sali Mekja, pronar i një lokali tjetër përballë vendit ku ndodhi përplasja i cili po qëndronte në biznesin e tij me një mik, Arben Ajdini, kur të dy u kapën plumbat.

Zënka mes të tyre kishte nisur një natë përpara përplasjes me armë. Paraditen e ngjarjes vëllezërit Dedej kanë rrahur Denis Aliun dhe një orë më pas e kishin lënë për t’u sqaruar në lokalin në hyrje të Kavajës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *