Gjyqi ndaj Fatmir Mediut, zbardhet dëshmia e ish-drejtorit të Logjistikës: S’jam pyetur kurrë për Gërdecin!

Spread the love

Pas Fatmir Mediut lidhur me tragjedinë e Gërdecit, gjithashtu kanë dëshmuar në GJKKO, Bardhyl Hoxha, ish-Drejtor Logjistike në Ministrinë e Mbrojtjes në 2008, dhe Sadik Sula, ish-ushtarak i cili ka punuar në këtë depo.

Hoxha ka deklaruar para trupit gjykues se në kohën që ka qenë Drejtor logjistike ka hartuar një memo për Bërzhitën, ku ka dalë në konkluzion se ky vend nuk është i përshtatshëm për demontimin e armëve pasi banesat kanë qenë shumë pranë. Ndërkohë sipas tij, ai nuk është pyetur kurrë për Gërdecin gjatë kohës që ka ushtruar këtë detyrë.

Ndërkohë nga ana tjetër Sula ka deklaruar se ka nisur punë në Gërdec, pasi ishte i papunë. Ai ka pohuar se ka parë më sytë e tij që zjarri ka nisur në një karrocë, që sipas tij ka pasur 2 ose 2 thasë me barut. Thënë këtë, ai lë të nënkuptohet se shpërthimi në Gërdec ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *