I akuzoi se i përdor Berisha, Bardhi i përgjigjet ashpër Ramës: Frikacak, more 65 gardistë për tu mbrojtur!

Spread the love

Deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur ashpër deklaratave të Ramës, i cili tha se opozita ka prekur fundin duke u përdorur nga Sali Berisha.

Bardhi u thotë se sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë dhe miratonte si manikin buxhetin që financon PPP.

“Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës. Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar”, shkruan Bardhi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *