Tentuan të arratisen, Dan Hutra, Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi do futen në regjimin ’41 Biss’

Spread the love

Dan Hutra, i cili vrau 3 gra dhe plagosi tre të tjera ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit, atje ku dhe ai është izoluar.

Pas zbulimit të planit të arratisjes së 4 të paraburgosurëve në Burgun e Fierit, Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve po vijon procedurat për futjen e regjimit të posacëm “41 biss” për të dënuarit që tentuan arratinë: Dan Hutra, Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi.

Qëndrimi i tyre në regjim do të bëhet për një afat të pa përcaktuar kohor, si masë dënimi.

Nga ana e Drejtorisë së Burgjeve janë cilësuar si persona me rrezikshmëri të lartë brenda ambienteve të burgut

Kush është Dan Hutra?

Dan Hutra është një njeri i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka një skedë të pasur kriminale ku përfshihen vepra të ndryshme penale për përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje, në total 20 vite histori kriminale! Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023. Më 1 mars ia ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.

Skema si ndodhën vrasjet

Në orën 12 e 15 minuta, autori Dan Hutra, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë Marjana Gurakuqin, 40 vjeçe, banuese në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz” me targa AA 531 UK, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *