Kapet me telefon në burgun e Drenovës, 30-vjeçari futet në izolim

Spread the love

Një person është kapur me celular në burgun e Drenovës. Gjatë kontrollove të ushtruara në paraburgim të këtij institucioni nga drejtoria e burgut të Drenovës në bashkëpunim me sektorin e policisë, të cilët pasi kanë marrë informacione, kanë gjetur celularin.

Të paraburgosurit F.A, rreth 30 vjeç i është gjetur një telefon i markës “Iphone”.

Pas konstatimit të telefonit, i paraburgosuri është izoluar ndërkohë që çështja i ka kaluar për shqyrtim prokurorisë së Korçës por edhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për hetime të mëtejshme për të mësuar rrethanat e futjes së telefonit në ambientet e paraburgimit.

Vetëm pak ditë më parë, nga ana e kësaj drejtorie është gjetur një sasi lënde narkotike në njërin prej familjarëve të një të shoqëruar në dhomat e paraburgimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *