Rama sfidon Blinken dhe amerikanët, firmos marrëveshje ushtarake me Erdoganin

Spread the love

Teksa opozita proteston në shesh, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Turqi dhe është shfaqur krah Erdoganit. Aty kanë firmosur 6 marrëveshje, ku duket se mediat, bujqësia, dhe turizmi do të asistohen nga turqit.

Por ajo që bie në sy është se u firmos një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak. Me këtë marrëveshje, Rama duket se sfidon amerikanët. SHBA nuk ka pranuar asnjëherë që Shqipëri të marrë armë apo bashkëpunojë me turqit.

Për më tepër kur Blinken vizitoi Tiranën, mësohet se ka folur qartë për bashkpunimin ushtarak Shqipëri-SHBA. Amerikanët e kanë marrë nën patronazh ushtrinë shqiptare dhe Rama duket se tani ka futur në lojë turqit.

Pak kohë më parë u firmos një pakt dhe për të marrë dronët Bayraktar, por mësohet se arsyeja që nuk po vijnë janë amerikanët, të cilët nuk e pranojnë këtë pakt. Po ashtu kur Blinken erdhi në Tiranë, mësohet se ka kërkuar që Shqipëria të vërë në dispozicion të SHBA bazat dhe uzinat e saj, në mënyrë që të prodhohen apo magazinohen armë për Ukrainën. Gjë që Erdogan nuk e ka pranuar dhe thirri në raportim Ramën, duke firmosur një pakt ushtarak. Pra duket si një betejë SHBA-Turqi për dominimin ushtarak në vendin tonë.

Bashkëpunimi ynë shumë dimensional vazhdon të zhvillohet. Sot në mbledhjen e parë të këshillit tonë konfirmuan vendosmërinë për të ngritur në nivel më të lë lart marrëdhëniet tona. Rëndësinë që i jep Turqia zhvillimit të Shqipërisë. Përforcuam bazën juridike. Kam besim me përpjekjet e sektorit tonë privat do t’ja arrimë kësaj shifre në një kohë të shkurt. Turqia është ndër investitorët më të rëndësishëm të Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë reciproke do të vazhdojmë përpjekjet tona përmes agjencisë tika. Marrëveshja që nënshkruam pak më parë, do të përforcojë bashkëpunimin tonë. Në konferencën e shtypit që mbajtën në Janar dhamë lajmin e mirë se do të ndërtonim brenda tre muajve një spital në Shqipëri,madje vendosëm një bast. E mbajtëm fjalën dhe e ndërtuam spitalin e miqësisë, do vazhdojmë ta menaxhojmë bashkë këtë spital ku gjejnë shërim pacientët, ashtu si deri më sot do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit shqiptar”, tha ndër të tjera Erdogan në fjalën e tij.

Marrëveshjet e firmosura

1. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.

2. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

3. Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.

4. Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

5. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.

6. Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *