Tragjedi në Spanjë/ Trafikantët hedhin emigrantët në det, raportohet për 4 viktima

Spread the love

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet e Spanjës, ku të paktën 4 emigrantë kanë humbur jetën. Sipas të dhënave paraprake, skafistët që po i transportonin i hodhën në mes të detit, pranë Kadizit.

Varka mbante gjithsej 27 emigrantë, ku 23 prej tyre shpëtuan, raporton Reuters.

Mediat shkruajnë se një motoskaf i shpejtë mbërriti pranë brigjeve spanjolle dhe nga frika se mos pikasej nga policia, drejtuesi i tij i detyroi emigrantët që të hidheshin në det.

Kjo rezultoi fatale për disa prej tyre që nuk mundën të dilnin në breg, teksa identitet e tyre ende nuk janë bërë me dije.

“Ne pamë një varkë që mbërriti, por ata nuk po trafikonin drogë, por emigrantë. Papritur, disa prej tyre filluan të hidheshin nga varka. Madje ka imazhe që tregojnë se një nga trafikantët shihet duke i drejtuar armën një emigranti, sikur të thoshte “Ti kërce, ose unë të qëlloj”, tha dëshmitari okular Javier Gonzalez për stacionin televiziv lokal.

Ai tha se njerëzit që ndodheshin në plazh vrapuan për t’i ndihmuar, por anija u largua me shpejtësi.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3071395.html

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *