Altin Dumani ‘shigjeton’ Kuvendin: Dy problemet e mëdha që shqetësojnë SPAK!

Spread the love

Kreu i SPAK, Altin Dumani ditën e sotme po raporton në Këshillin Kombëtar të Integrimit ku tha se një shqetësim për Prokurorinë e Posaçme është numri i lartë i dosjeve të miratuara.

Gjatë raportimit të tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ai listoi dhe një sërë problematikash dhe shqetësimesh që tashmë i kanë adresuar në Kuvend.

“Shqetësuese për SPAK ngarkesa e madhe dhe dosjet e mbartura. Pritet që projekti i asistencës të caktojë një ekspert që të ndihmuar në çështjet e mbartura.Kemi adresuar edhe disa problematika, një prej tyre mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre, presim që Kuvendi t’i japë zgjidhje.

Mungesa e këshilltarëve ligjor është një tjetër problem. Adresimi i ngarkesës së shtuar, po ashtu është një problem.Po shohim dhe shtimin e hetuesve të BKH, shtimi i numrit të hetuesve bëhet i domosdoshëm si dhe nga zgjerimi i bashkëpunimit me autoritete të huaja.”, u shpreh Dumani.

Gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK ka folur edhe për arritjet që ka pasur institucioni që ai drejton.

Sipas Dumanit, SPAK luajti një rol të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri për 2023.

“SPAK rol të rëndësishëm për nxjerrjen e listës gri për 2023.Rritet numri dhe sofistikimi i hetimit dhe sekuestrimit të parave. U rrit në mënyrë cilësore dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Kishim kontakte dhe bashkëpunim të mirë edhe me homologët rajonalë.

SPAK në 2024 rriti numrin e çështjeve penale që kanë objekt hetimin e subjekteve të profilit të lartë ose të mesëm. Këtë vit kemi vendosur kontakte të drejtëpërdrejta edhe me Amerikën e Jugut dhe Qendrore.Këto kontakte do të sjellin një drejtësi cilësore.Kontakte janë vendosur edhe në rajonin me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Unë e kam deklaruar se krahas hetimit penal ne bejmë edhe një hetim pasuror për hetimet dhe konfiskimet penale.Falë punës së këtij sektori shpjegohet vlera e sekuestros nga pasuritë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *