Prokurori i Përgjithshëm raporton në Këshillin e Integrimit: 15 kompanive u kemi sekuestruar llogaritë bankare, sfida kryesore sulmi kibernetik

Spread the love

Sa i takon pastrimit të parave, Çela tha se janë dy raste ku janë sekuestruar llogaritë bankare të 15 shoqërive në një vlerë 5.8 milionë euro ndërkohë në një çështje të dytë janë sekuestruar 1.8 milionë euro.

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, ishte ditën e sotme i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian ku raportoi për punën e prokurorisë që drejton në raport me prioritetet e vendosura nga BE.

Çela tha se Prokuroria e Përgjithshme ka pasur një koordinim të kënaqshëm me SPAK-un.

Duke dhënë shifrat, ai tha se 32 çështje që lidhen me korrupsionin i janë dërguar SPAK-ut nga ana e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm.

Çela deklaroi se gjatë vitit 2023 janë regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur për çështje të korrupsionit. Ndërkohë janë dërguar për gjykim 140 procedime me 151 të pandehur.

Sa i takon pastrimit të parave, Çela tha se janë dy raste ku janë sekuestruar llogaritë bankare të 15 shoqërive në një vlerë 5.8 milionë euro ndërkohë në një çështje të dytë janë sekuestruar 1.8 milionë euro.

“Çështjet e korrupsionit, pavarësisht se lidhet me SPAK, përbën një pjesë të rëndësishme të punës tonë. Bashkërendimi i prokurorisë me SPAK, 32 cështje që janë dërguar SPAK-ut nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Një pjesë e mirë e cështjeve, 6 raste rezutlatet vijnë nga metodat speciale të kërkimit. Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur për korrupsion. Vihet re një trend pozitiv ku një pjesë e çështjeve që kanë të bëjmë me korrupsionin, janë nisur kryesisht nga prokurorët”, tha Çela.

Çela tha gjithashtu se një punë e mirë është bërë edhe në sektorin e hetimit të pastrimit të parave. Sipas tij, si rezultat i punës së prokurorisë që ai drejton, Shqipëria doli nga lista gri e pastrimit të parave në muajin tetor të vitit të kaluar.

“Që nga viti 2020 bëmë një organizim përmes krijimit të seksioneve të specializuara. Është bërë një progress shumë i mirë në këtë aspect. Në muajin tetor Shqipëria doli nga lista gri sa i përket pastrimit të parave. Kjo erdhi si rrjedhojë e një pune intensive të gjithë sistemit të prokurorisë. Rezulton se në 2023 janë regjistruar 156 procedime të reja sa i përket pastrimit të parave, 16 persona të dërguar për gjykim dhe 22 të dënuar për pastrim parash”, shtoi kryeprokurori i përgjithshëm i cili dha edhe 2 shembuj sa i takon hetimit financiar.

“Në vetëm 2 çështje që mund të jap si shembull, në një rast kemi sekuestrimin e e llogarive bankare të 15 shoqërive në një vlerë prej 5.8 milionë eurosh ndërsa në çështjen e dytë kemi sekuestrimin e llogarive bankare në 1.8 milionë euro”, shtoi Çela

Në përfundim të fjalës së tij, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme tha se vihet re një volum i shtuar i krimeve kibernetike por po punohet me partnerët ndërkombëtarë për kapjen e autorëve. Ndërsa theksoi se sfida e vetme mbetet krijimi i sistemit të menaxhimit të çështjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *