Abuzimet në kadastrën e Durrësit/ Një prej të arrestuarve ish-kandidat i PS-së, në 2022 i shpëtoi një atentati

Spread the love

Pesë persona janë arrestuar sot, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke në lagjen nr. 15, Durrës.

Ndër të arrestuarit, në pranga ka rënë edhe ish-kandidati i PS-së në Durrës, Ardit Kërtusha, 33-vjeç, ish-kryetar i FRESSH.

Ardit Kërtusha kandidoi për kryetar të PS-së në Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara. 

Më 16 maj të 2022, Ardit Kërtusha i shpëtoi një atentati në një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Noizy.

Ardit Kërtusha, së bashku me Leonard Kadrimin dhe M. Z. Që është shpallur në kërkim, dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme’.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tjetërsuar dokumentet e një pasurie të paluajtshme (tokë), me sipërfaqe 151 000 m2, në lagjen nr.15, Durrës.  Nga tjetërsimi i dokumenteve, shtetasi i arrestuar Lirim Xhameta ka përfituar në mënyrë të paligjshme, një sipërfaqe toke rreth 75 000 m2, ndërsa shtetasi Dashnor Taulla (babai i 61-vjeçarit të arrestuar) ka përfituar një sipërfaqe toke prej 76 000 m2. Shtetasit Leonard Kadrimi, Ardit Kërtusha,dhe M. Z. në kërkim dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *