Fundosja e anijes në brigjet greke, publikohen pamjet

Spread the love

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur anija ‘Raptor’ fundoset në brigjet e Lesvos. Ka qenë një faqe turke që ka publikuar videon. Anija shihet duke “luftuar” për të qëndruar në det, ndërsa ngadalë valët e “gëlltisin”.

‘Raptor’ me flamurin e Komoros dhe me gjatësi 106 metra ishte nisur nga Egjipti e ngarkuar me 6000 tonë kripë dhe destinacioni i fundit ishte porti i Stambollit, raportojnë mediat greke.

Ajo kishte një ekuipazh prej 14 personash, përfshirë 8 egjiptianë, 4 indianë dhe 2 sirianë. Mediat e vendit fqinj raportojnë se vetëm një anëtar i ekuipazhit është gjetur i gjallë dhe ai është marrë nga helikopteri, ndërsa fati i 13 të tjerëve nuk dihet ende.

Kushtet e motit në këtë zonë janë të vështira, me erëra të forta dhe dallgëzime deri në 3 metra të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *