Pesë skenarë të çuditshëm mbi atë që mund të ndodhë me presidencialet në SHBA

Spread the love

Rezultatin mund ta ndryshojë një kandidat i një partie të tretë…

Këto mund të jenë zgjedhjet presidenciale më të pazakonta në historinë e SHBA-së, dhe në disa aspekte janë që tani. Por ekziston një mundësi që këto zgjedhje ta çojnë vendin në rrugë të pashkelura më parë dhe me pasoja potencialisht katastrofike. Ja cilat janë 5 skenarët:

1. Mund të ketë një barazim në Kolegjit Zgjedhor

Midis analistëve politikë ka një konsensus se fituesi i këtij viti do të vendoset nga 7 shtete të lëkundura, që kanë gjithsej 93 vota elektorale: Georgia (16 vota), Karolina e Veriut (16), Pensilvania (19), Michigan (15), Wisconsin (10), Nevada (6) dhe Arizona (11 vota). 

Që të fitojë një kandidat ka nevojë për 270 nga 538 votat elektorale në total. Ndaj, nëse 2 kandidatë do të marrin secili nga 269 vota, do të kishte një barazim. A mund të ndodhë kjo? Po, por që nga miratimi i Amendamentit të 12-të të Kushtetutës së SHBA-së në vitin 1804, që e përmirësoi procedurën për zgjedhjen e presidentit dhe zëvendëspresidentit, vetëm zgjedhjet e 1824 nuk patën asnjë fitues në Kolegjin Zgjedhor. 

Duke pasur parasysh modelet aktuale të votimit të shtetit, analistët supozojnë se presidenti Joe Biden do të hyjë në zgjedhje me 226 vota elektorale të sigurta, ndërsa Donald Trump ka 219 të tilla. Dhe 93 votat e shteteve të lëkundura do të vendosin fituesin. Nëse Biden do të fitojë në Karolinën e Veriut, Georgia dhe Arizona, ndërsa Trump në Michiganin, Pensilvani, Wisconsin dhe Nevada, të dy do të kishin 269 vota elektorale.

Apo nëse Biden do të fitonte Wisconsin, Nevada, Georgia dhe Arizona-n dhe Trump do të fitonte Pensilvaninë, Karolinën e Veriut dhe Michigan, do të kishte gjithashtu një barazim prej 269 votash. Rezultatin mund ta ndryshojë një kandidat i një partie të tretë. Dhe kandidati presidencial më i përfolur është i pavaruri Robert F.Kennedy, Jr. Për më tepër, kandidati i Partisë së Gjelbër për vitin 2016, Jill Stein, po synon sërish garimin. Pastaj është edhe Cornel West i pavarur dhe me gjasë një kandidat të Partisë Libertariane.

2. Kandidatët e partive të tjera mund përfshihen në fletën e votimit të çdo shteti

Aktualisht, Kennedy është vetëm në fletëvotimet e shteteve Hawaii, Michigan, Utah. Por shtabi i tij thotë se ai është afër garimit në 6 shtete të tjera. Tre prej tyre – Michigan, Karolina e Veriut dhe Nevada – janë shtete të lëkundura. Kennedy dhe Stein mund të tërheqin më shumë vota sesa diferenca e fitores për Biden apo Trump në një ose më shumë prej atyre shteteve.

Kjo gjë ka ndodhur edhe më parë. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2000 u vendosën në Florida. George W.Bush e mundi zëvendëspresidentin Al Gore me 537 vota. Megjithatë, kandidati i Partisë së Gjelbër, Ralph Nader mori 97.488 vota në Florida. Nëse Nader nuk do të ishte në garë, shumica e mbështetësve të tij do të kishin votuar për Gore ose do kishin qëndruar në shtëpi, duke i dhënë fitoren Gore.

Sondazhi i fundit i Real Clear Politics tregon se Kennedy do të marrë 7-9 për qind të votave në 4 shtetet e lëkundura Georgia, Michigan, Pensilvani dhe Uisconsin. Por sondazhet ndryshojnë nëse Kennedy e dëmton më shumë Biden apo Trump. Çështja është se Kennedy, dhe ndoshta edhe Stein, mund të jenë përcaktues për fituesin në një ose më shumë shtete.

3. “Zgjedhësit jo fanatikë” mund ta ndryshojnë rezultatin

Pas zgjedhjeve të 5 nëntorit, amerikanët do të votojnë sërish më 17 dhjetor. Në 48 shtete, votojnë për kandidatin që fitoi shtetin e tyre përkatës. Dy shtetet e tjera mund të ndajnë votën. Por ka pasur edhe “zgjedhës të pabesë” që kanë votuar për dikë tjetër përveç fituesit të shtetit të tyre.

Kjo ka ndodhur 35 herë në historinë e SHBA-së sipas SCOTUS.blog, dhe 10 prej tyre (dy republikanë dhe tetë demokratë) në zgjedhjet e 2016-ës. Ato nuk ndryshuan rezultatet e zgjedhjeve, por në kushtet e duhura mund ta kishin bërë këtë. 33 shtete kërkojnë që zgjedhësit e tyre të votojnë për fituesin e shtetit, ndërsa 17 i lejojnë ata të ndryshojnë votën e tyre, por mund të vendosin një dënim.

Nga shtetet e luhatshme, Georgia dhe Pensilvania nuk kanë ligje që ndalojnë zgjedhësit jo besnikë, ndërsa Michigan numëron pa problem votat e ndryshuara. Pra, është e mundur që në rastin e një barazimi prej 269 votash, një ose më shumë zgjedhës jo fanatikë të mund të hedhin një votë të ndryshme nga shteti i tyre dhe që do të numërohej, duke vendosur kështu se kush i fiton zgjedhjet.

4. Fituesi mund të vendoset nga Kongresi

Nëse asnjë kandidat presidencial nuk merr 270 vota elektorale apo më shumë, zgjedhjet kalojnë në Kongres, ku secili shtet ka një votë. Aktualisht, republikanët këtu kontrollojnë më shumë shtete sesa demokratët, ndaj Trump ka të ngjarë të fitojë. Por nuk do të jetë Kongresi aktual, por ai që do të besohet në janar 2025. Kongresi mund të kalojë në kontrollin e Demokratëve vitin e ardhshëm, edhe pse ka të ngjarë që ketë më shumë shtete të udhëhequra nga republikanët.

5. Senati mund të vendosë cili do të jetë zëvendëspresidenti i ri

Sipas Amendamentit të 12-të, Senati voton për zëvendëspresidentin, ku secili prej 100 senatorëve ka një votë. Aktualisht, Senati kontrollohet nga demokratët, por kjo gjë mund të ndryshojë vitin e ardhshëm. Gjithsesi, nëse Senati i vitit 2025 do të ndahej në mënyrë të barabartë, 50-50, zëvendëspresidentja në detyrë, Kamala Harris, si presidente e Senatit deri në inaugurimin e tij, do të jepte votën vendimtare.

A do të jepte ajo votën fituese për veten e saj, duke pasur një president republikan dhe një zv/president demokrat? Sigurisht, të gjithë skenarët nuk kanë shumë gjasa që të ndodhin, por që të gjithë janë në teori të mundshëm. Dhe duke pasur parasysh se sa e çuditshme ka qenë fushata deri më sot, nuk mund të përjashtohet asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *