Drejtësia në Kanada mbylli kazinonë e Luftarit të El Chapos; Babloku i jep leje për 2 kazino në Vlorë e Tiranë

Spread the love

SPAK duhet të hetojë krejt aktivitetin e bazës “Marina Bay Vlorë” të kartelit meksikan dhe pronarët Besnik Lulaj e Luftar Hysa të dy kazinove; ku jo rastësisht, eksperte kontabël është Leze Abazi, gruaja e Luan Abazit, Sekretar i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme…

Pas një viti hetime, Policia, Autoriteti Fiskal dhe Komisioni i Lojërave të Fatit në Kanada, kanë bllokuar kazinonë popullore “Magic Palace” në Kahnawake të Quebec në Kanada, biznes i kartelit mafioz meksikan “Sinaloa” të El Chapo, administruar nga anëtari i këtij karteli Luftar Hysa.

Me një deklaratë zyrtare, Komisioni i Lojërave të Fatit, njoftoi se Këshilli Mohawk i Kahnaeake, ka ndërprerë marrëveshjen kontraktuale me kazinonë “Magic Palace” dhe restorantin pjesë e saj; i ka ndaluar aktivitetin, i ka hequr licencën dhe i ka bllokuar pajisjet elektronike të lojërave të fatit.

Kazino “Magic Palace” vazhdon të jetë e pezulluar, në pritje të rezultatit të procedurave të “Show Cause”, me prova se kazinoja dhe restoranti i saj, përdoreshin për pastrim parash e krime të tjera.

Këtë aktivitet pastrimi parash, karteli meksikan “Sinaloa” i El Chapo, po e kryen dhe në Shqipëri nëpërmjet kazinove, restoranteve, hoteleve, ndërtimeve në bregdet e Tiranë, madje tashmë është futur dhe në tenderë e ankande, duke marrë miliona Euro nga shteti.

Këto fakte, “Pamfleti” i ka denoncuar 2 vite më parë e në vazhdimësi me prova konkrete, duke cituar si bazë të kartelit meksikan në Shqipëri, kryeministrin Edi Rama dhe hotel-resort “Marina Bay” në Vlorë, me pronar Besnik Lulaj.

Më 2 tetor 2020, Besnik Lulaj dhe anëtari i kartelit “Sinaloa” Lufar Hysa u takuan me Edi Ramën në kryeministri, ndërsa 2 muaj pas takimit, përveç statusit “5 Yje” për hotel-resortin “Marina Bay-Vlorë”, kanë marrë dhe licencë për kazino “Entertaimnet& Gaming”.

Licenca është dhënë më 22 dhjetor 2020 e firmosur nga ish-Ministrja e Financave, Anila Denaj, dhënë firmës “Valona Konstruksion” të Besnik Lulajt dhe firmës “ENTRETENIMIENTO PALERMO, SA DE C.W”, filial i rrjetit të kazinove që karteli El Chapo ka në Itali.

Drejtësia në Kanada mbylli kazinonë e Luftarit të El Chapos;

Ky rrjet ka financuar dhe hapjen e kazino “Entertaimnet&Gaming” në resortin “Marina Bay-Vlorë”, me 12 milionë Euro të sjella nga Meksika,  transferuar në adresë të Besnik Feçor Lulajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *