Ikona e korrupsionit, “Sulltanesha” Anila Shehu zhyt në borxhe Qytetin Studenti

Spread the love

Vjedhjet dhe abuzimet i miraton bordi, që përbëhet nga Zv/kryetarja e Bashkisë-Tiranë, Anuela Ristani; nga Sara Goxhaj asistente e Erjon Veliajt, nga Ditjon Baboçi, zv/shef Urbanistike i Bashkisë Tiranë e dhëndër i Fatmir Xhafajt dhe nga Plarent Ndreca, deputet i PS, i cili është Anëtar Bordi qysh prej vitit 2013…

Qyteti Studenti, zyrtarisht me emrin “Rezidenca Studentore Nr.1-Tiranë”, është shoqëri aksionare 100% në administrim të Bashkisë së Tiranës; me drejtim të dështuar, aktivitet financiar “gropë e zezë” që thith dhe zhduk fondet që i jep shteti, bashkia dhe të ardhurat nga studentët e qiratë.

Prej 11 vitesh, drejtoreshë e Qytetit Studenti është Anila Shehu, konstatuar 5 herë nga KLSH, nga auditet e Ministrisë së Financave e dhe nga vetë Bashkia e Tiranës, për vjedhje fondesh e të ardhurash nëpërmjet korrupsionit me tenderët, falsifikimit të bilanceve dhe kontratave fiktive me privatët.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se prej 13 vitesh me drejtoreshë Anila Shehun, Qyteti Studenti  ka dalë me 12 milionë Euro humbje dhe janë konstatuar 33 milionë Euro  vjedhje dhe gjoja dëme, por ajo nuk shkarkohet.

Bilancet sajohen me humbje, paçka se qeveria i ka dhënë nga 18 milionë Euro donacion në vit; bashkia 7 milionë Euro në vit dhe i financon ndërtim- mirëmbajte- mobilim të godinave, ndërsa  gjatë 11 viteve ka marrë 21 milionë Euro fonde nga Ministria e Arsimit dhe kontratat e qirave.

Skandal është fakti, që nga studentët konviktorë grumbullohen 5.6 milionë Euro në vit, por raportohen vetëm 3.1 milionë, ndërsa tarifat e vendosura për shërbim lavanderie, parking etj., zhduken pa u regjistruar fare, duke përdorur fatura pagesash false të printuara nga drejtoria.

Në analizën që ka bërë Ministria e Financave në nëntor 2023 dhe ia ka dorëzuar Bashkisë së Tiranës, thuhet se vetëm me lekët e mbledhura nga akomodimi i studentëve, nga kontratat e qirave të dhomave e mjediseve për biznese dhe nga lavanderia e parkingu, Qyteti Studenti plotëson krejt nevojat e del më fitim, pa marrë asnjë  qindarkë nga qeveria e Bashkia-Tiranë.

Por të ardhurat vidhen me tenderë mirëmbajtje, rikonstruksione, shërbimesh e blerje fiktive materialesh miliona lekë në javë, që janë marifet i drejtoreshës Anila Shehu, sidomos 8 vitet fundit.

Ikona e korrupsionit, “Sulltanesha” Anila Shehu zhyt në borxhe

Por vjedhja më e madhe është fshehja e të ardhurave, nëpërmjet treshes, drejtoresha Anila Shehu-Zyra e Financave dhe kontabilistët privatë “UHY Elite”, “GMK Auditing”, Bujar Osmani, Fatime Alliu e Nexhmie Çela; të cilët, sipas letrave që paraqet drejtoria e Qytetit Studenti dhe sipas makinacioneve me drejtoreshën, raportojnë humbje nga 1 milionë Euro zvogëlim kapitali.

Vjedhjet dhe abuzimet i miraton bordi, që përbëhet nga Zv/kryetarja e Bashkisë, Anuela Ristani; nga Sara Goxhaj asistente e Erjon Veliajt, nga Ditjon Baboçi, zv/shef Urbanistike i Bashkisë e dhëndër i Fatmir Xhafajt si edhe nga Plarent Ndreca deputet i PS, i cili është në Bord prej vitit 2013.

Sipas raportit të KLSH, drejtoresha Anila Shehu ka dhënë 75 mijë m2 objekte e hapësira të Qytetit Studenti pa afat; nga të cilët, 32 mijë m2 janë me kontrata të pa noterizuara, ndërsa për 26 mijë m2 nuk ka pasqyra të ardhurash në llogari.

Afro 80% të blerjeve materiale dhe shërbimeve për “Qytetin Studenti” të çdo lloji, janë bërë me lekë në dorë nëpërmjet arkës, në kundërshtim me Udhëzimin Nr. 30, datë 27.12.2011 “Për prokurimet”, ndërsa numri i punonjësve është shtuar 2 herë më tepër se struktura organike.

Kujtojmë, se më 8 maj 2023, disa studentë të akomoduar në Qytetin Studenti, kallëzuan në SPAK drejtoreshën Anila Shehu, por më 10 maj, SPAK në shkelje të ligjit, shpalli mungesë kompetence dhe ia kaloi Prokurorisë së Tiranës, ku “rastësisht” i ra burrit të deputetes së PS, Ermonela Felaj, që prej 1 viti nuk e ka thirrur asnjëherë drejtoreshën ikonë korrupsioni e vjedhjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *