Shembja e urës në Baltimore, Guvernatori i Merilendit shpall gjendjen e jashtëzakonshme, në operacionet e shpëtimit përfshihen edhe autoritetet federale

Spread the love

Detaje të reja mbi ngjarjen me shembjen e urës në Baltimora, pas përplasjes me të të një anijeje mallrash.

Guvernatori i Maryland-it, Wes Moore, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për njerëzit në ujë.

“Ne po punojmë me një ekip ndërinstitucional për të vendosur shpejt në dispozicion burimet federale nga administrata Biden. Jemi mirënjohës për burrat dhe gratë e guximshme që po bëjnë përpjekje për të shpëtuar të përfshirët në aksident dhe lutemi për sigurinë e të gjithëve.

Do të mbetemi në kontakt të ngushtë me institucionet federale, shtetërore dhe lokale që po kryejnë përpjekjet e shpëtimit ndërsa vazhdojmë të vlerësojmë dhe t’i përgjigjemi kësaj tragjedie”, tha ai në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *