‘Gërdeci’/ Dëshmitari dhe ish-ushtaraku tregojnë si shpërthyen flakët: Aty çdo gjë ishte pa rregulla

Spread the love

Ditën e sotme në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për tragjedinë e Gërdecit, teksa po merren në pyetje dëshmitarët dhe ish punonjësit.

Në kuadër të dëshmive për tragjedinë e Gërdecit, në seancën e sotme pranë Gjykatës së Posaçme, ka dëshmuar edhe Murat Zguri.

Gjatë deklaratës së tij, Zguri tha se në punë ka patur edhe gruan e tij, ndërsa shton se veglat e punës i linte te shtëpia e një tjetër punëtori.

“Isha shofer kamioni. Shtëpia ime është 100 metër larg shtëpisë së Qemal Deliut.

Gruaja ime, punonte aty me barut. Kam pasur saldatriçë, veglat e mia të punës qëndronin te shtëpia e Qemalit. Ai e ka pasur më shumë saldatriçen se unë në shtëpi. Nuk e di për çfarë e ka përdorur”, ka deklaruar ai.

Në këtë moment ka ndërhyrë avokati, Saimir Visha. “Ai e kishte te shtëpia e tij saldatriçen. Ka qenë usta i kujdesshëm, por nuk e di a e ka përdorur për Gërdecin. E kam parë duke salduar në bodrum”.

Për procesverbalin e 2008, avokati Matliaj kundërshton dëshmitarin, thotë se e ka parë Qemal Deliun duke salduar në pjesën e pasme të shtëpisë.

Julian Pando, një punëtor tjetër në kompaninë e demontimit të armëve.

“Më punësoi Dritan Minxolli. Puna ime ishte të mblidhja barutin. Isha përgjegjës i një grupi. Nuk duhet të lija shumë barut në shesh. Përgjegjësi im ishte Veiz Muça. Muri ishte e vetmja makineri që kishim. Në fazën e parë, baruti mblidhje me kova, në fazën e dytë me thasë. Na porositën të kishim kujdes gjatë fazës së parë. S’kishte orar për grumbullimin e barutit, vetëm kur bëhej sasia. Ishte orar dreke, nuk e pashë si ndodhi, pashë flakën e u largova. Ish-ushtarakët na porosisnin të kishim kujdes, se ishte e rrezikshme. Kishim fikse dore zjarri, të mëdha e te vogla. Nuk kisha bërë trajnim. Ka pasur më herët zjarr, e kemi fikur me fikse zjarri dhe ujë.

Ditën e shpërthimit nuk pashë njeri që të tentonte të fikte zjarrin, atë ditë kishte më shume barut se ditët e tjera. Kishte karroca dore që transportohej baruti. Nuk e di si bëhej transporti. Zjarret e vogla shkaktoheshin nga përplasja e gëzhojave, ndaj s’duhet të kishte barut në tokë. Flaka ditën e shpërthimit ishte e madhe, nuk menaxhohej me ujë dhe fikse. Thashë, kjo flakët nuk shuhet. Sasia e predhave ishte më e madhe sesa kapaciteti i punëtorëve. Nuk kisha kontratë”, deklaron ai.

Petrit Behari, specialist ushtarak tregon si bëhej demontimi.

“Na thanë do kishim 5 grupe, por përfunduam me 20. Kujdesesha që djegorja të mos prekte gëzhojën. Demontimi i predhave 100 mm bëhej me forcën e krahut te muri. Dritan Minxolli na shikonte me urrejtje, nuk e di pse. Në vendet e tjera ku ka punuar, kemi bërë instruktazh, në Gërdec jo. Nuk kishte rregulla, aty çdo gjë ishte pa rregulla. Gëzhojat i thamë Mihalit janë shumë. Mihali tha, do t’i seleksionojmë, se është fillimi, por aty sasia e barutit u bë çdo ditë më e madhe. Baruti transportohej me karrocë. Kishte raste që karrocat prisheshin, te nesërmen vinin të salduara. Në momentin e shpërthimit, shikoj flakë nga hyrja. Sasi e tillë baruti, nuk shuhet me fikse zjarri, duhet të largohesha”, theksoi Behari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *