Flota e re për sistemin e burgjeve, Ambasadori King-Smith: Po ndalim largimin e të rinjve dhe organizatat kriminale

Spread the love

Ditën e sotme po zhvillohet ceremonia e prezantimit të flotës së re të automjeteve për sistemin penitenciar të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith e ka konsideruar këtë një moment historik.Ai është shprehur shumë krenar për atë që ka arritur drejtësia shqiptare fal bashkëpunimin mes dy vendeve, si për shembull po ndalin organizatat kriminale apo largimin e të rinjve.“Është kënaqësi të jem këtu sot për të festuar një moment historik. Jam veçanërisht krenar për atë që kemi arritur së bashku për drejtësinë, një marrëveshje që në fillim nuk isha i sigurt që do ta siguronim. Më kujtohet kur ju zoti ministër konfirmuat vullnetin tuaj ndaj këtij bashkëpunimi, kur vendosët parametra shumë të fortë për negociatat tona. Jam i kënaqur që arritëm një marrëveshje pozitive, e cila është në të mirë e qytetarëve shqiptarë dhe britanikë. Ky vit ka qene fantastik në marrëdhëniet tona. Ne kemi ndryshuar tani një sfidë të madhe në një partneritet të fortë. Policia dhe forcat tona kufitare po kryejnë operacione të përbashkëta dhe ne së bashku po ndalim bandat e organizuara kriminale dhe trafikantët që lartësojnë këtë udhëtim të rrezikshëm. ne kemi hapur Dhomën Britanike të Tregtisë për të rritur investimet tona dhe kemi zhvilluar Veriun e Shqipërisë. Kjo është thelbësore në mënyrë që të rinjtë të kenë mundësi të mos largohen. Ne kemi shkëmbyer vizita të niveleve tona, duke përfshirë kryeministrin shqiptar me kryeministrin e Britanisë në Londër”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *