Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, dëshmon në gjyq Agron Kuliçaj: Në letrën e Luftar Reçit përmendet Shullazi!

Spread the love

Agron Kuliçaj ka dëshmuar sot në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe të pandehurit e tjerë për vrasjen e Vajdin Lamaj e Klodian Saliut. 

Kulicaj tha sot në gjyq se: “Në 2008 Luftar Reci me është drejtuar me një letër ku fliste për disa ngjarje të rënda në Dibër si trafik armësh dhe vrasjesh në Tiranë dhe Durrës.”.

Ai ka sqaruar para togave të zeza se pas letrës ka marrë kontakt me të në burg bashkë me dy drejtorët Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti. “Nuk e kam intervistuar unë, sepse se kisha detyrë funksionale. Për rastin u informua prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama dhe cështja u kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda.”, tha ai. I pyetur nga Shullazi nëse e përmendtë emrin e tij në letër në lidhje me vrasjen e Vajdin Lamaj, Kulicaj u përgjigj; po e përmendte.

Por kush ishte Vajdin Lamaj dhe si ekzekutua?

Lamaj, në atë kohë Presidenti i Federatës se Boksit dhe Zv/president i “TOP Albania Radios u vra si pasojë e një atentati me eksploziv në pallatin ku banonte, pranë stadiumit “Qemal Stafa”.

Për shkak të shpërthimit humbi jetën edhe miku i tij, Artan Arsi, i cili ndodhej me të në momentin e shpërthimit të telekomanduar në ashensor.

Lamaj i kishte shpëtuar para disa muaj para ngjarjes edhe një tjetër atentati me arme në qendër të Tiranës, ku mbeten të plagosur dy persona.

Ne 15 tetor të vitit 2004, Lamaj u shpëtoi plumbave ndërsa dilte nga një emision televiziv i ftuar në një nga televizionet e kryeqytetit.

Vajdin Lamaj ka patur një karrierë të pasur në strukturat e policisë, duke patur edhe pozita drejtuese. Për disa vite ai drejtoi edhe Federatën Shqiptare të Boksit, ndërsa në rini ishte sportist në sportin e mundjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *