Aty ku shkenca takon artin, prodhohen diamante në laborator

Spread the love

Për disa një diamant natyral, i krijuar gjatë miliarda viteve, është luksi i fundit, por një dizanjere britanike e vlerësuar me çmime të ndryshme ekzaminon gurët e saj të çmuar me një mjet, duke kontrolluar për katër C-të tradicionale të prerjes, qartësisë, karatit dhe ngjyrës duke përdorur gurë të çmuar të rritur në laborator dhe metal nga kanaçe të ricikluara.

Anabela Chan shprehet se ajo zgjodhi materialet e saj pasi ishte dëshmitare e kushteve të këqija të punës në minierat e diamanteve.

Këto janë gurë të çmuar të rritura në laborator, të krijuara në një mjedis prodhimi shumë të kontrolluar që tregon se si diamantet rriten në Tokë, me shpejtësi më të madhe.

Është një proces kimik që kërkon rreth 10 javë në krahasim me miliarda vjet për t’u formuar natyrshëm. Gjatë studimeve ajo vizitoi disa miniera diamanti në Sri Lanka dhe u trondit nga kushtet e punës dhe pagat.

“Rreth 10 vjet më parë kur unë isha studente në Kolegjin Mbretëror të Arteve isha duke u trajnuar si argjendare, duke studiuar masterin tim të arteve në argjendari, punime metalike dhe bizhuteri. Dhe mbaj mend që në vitin tim të dytë bëra një udhëtim në Sri Lanka ku vizitova minierat lokale të gurëve të çmuar. Dhe për shkak se isha trajnuar në mënyrë tradicionale ishte e natyrshme për mua të vizitoja këto miniera dhe doja të shihja se nga vinin gjërat. Për mua, ishte një përvojë që ndryshonte jetën. Pra, duke parë kushtet se si punonin njerëzit paguheshin pak edhe këto janë disa nga mallrat më të çmuara dhe më të vlefshme që ekzistojnë në botë. Kështu që atëherë fillova kërkimin tim për materiale alternative. Si mund të krijojmë bizhuteri po aq të bukura, të denja për tapetin e kuq, por pa përdorur minierat në këtë proces?”

Tregu i bizhuterive laboratorike është në rritje, me rritje të tregut nga viti në vit prej 20% në vitet e fundit dhe fitime globale në 15 miliardë Dollarë, sipas analistit Edahn Golan.

Shitësit me pakicë të bizhuterive të modës në tregun e mesëm Pandora dhe Sëarovski prezantuan gurë të rritur në laborator në 18 muajt e fundit.

Për Pandora, prodhuesi më i madh në botë i bizhuterive, kategoria e re po ofron popullaritet dhe është fitimprurës, duke shkaktuar ndryshime në të gjithë peizazhin e bizhuterive dhe duke demokratizuar industrinë e diamanteve.

Me çmim 60% më pak se gurët e çmuar natyralë, origjina e markës së bizhuterive të bukura të Chan, e quajtur gjithashtu Anabela Chan, buron nga dëshira e saj për të krijuar bizhuteri shumë të punuara, por të arritshme për një bazë më të gjerë klientësh.

“Diamantet janë bërë nga karboni. Safirët janë bërë nga zmeril, i cili është një oksid alumini. Rubinët janë oksid alumini me krom. Pra, gurët e çmuar të rritur në laborator kanë të bëjnë me imitimin e kushteve brenda tokës ku formohen.”

Kohët e fundit, Anabela Chan po bashkëpunon me dy prodhues të diamanteve, një në Amerikë dhe një në Cotsëolds në Mbretërinë e Bashkuar.

Nënkryetari i Pandora dhe kreu i diamanteve Joshua Braman theksojnë rëndësinë e elementit të dizajnit të diamantëve të rritur në laborator, që ofron rreth 1200 opsione. Pika të tjera dallimi janë burimet e prodhimit, me Pandora dhe Anabela Chan që të dyja përdorin 100% burime të rinovueshme të energjisë për prodhimin e diamanteve të rritura në laborator, një gjurmë karboni prej 5% krahasuar me procesin e burimit të diamantit të minuar.

Të dy mbështeten te prodhuesit që përdorin teknologjinë që tërheq dioksidin e karbonit nga ajri, e konverton atë për të formuar atome karboni, duke marrë diçka negative dhe duke e kthyer atë në diçka pozitive.

“Të dyja këto përdorin një teknologji të kapjes së dioksidit të karbonit që në fakt e tërheq nga ajri dhe e përdor atë si një burim për të rritur diamantet e tyre. Pra, duke marrë në mënyrë efektive diçka negative dhe e kthen atë në diçka pozitive. Mendoj se kjo është bukuria e asaj që është e mundur në botën e gurëve të çmuar të rritur në laborator.”

Anabela Chan themeloi markën e saj një dekadë më parë, duke përdorur materiale të qëndrueshme, duke përfshirë diamante të rritur në laborator dhe gurë të çmuar me ngjyra, alumin të ricikluar nga kanaçet e kallajit dhe perlat duke përdorur teknika bujqësore rigjeneruese.

“Diamantet e rritur në laborator janë një produkt i ri që ka një kërkesë të madhe në tregun amerikan. Rreth 85% e shitjeve, globalisht, janë në Shtetet e Bashkuara. Dhe në vitin e kaluar, për sa i përket shitjeve totale të bizhuterive të rritura në laborator, ne pamë një rritje prej 55%.”

Ndërsa kostot e prodhimit bien, çmimet e diamanteve të rritura në laborator janë në rënie, me një diamant laboratorik 1 karat që shitet tani për 80% më pak se diamanti ekuivalent i tij natyror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *