Qytetarja: Drejtori kontrabandist i IKMT-Tiranë, Ylli Shehu dhe OPGJ ryshfetxhi Fatos Lushi, më kanë zaptuar pronën

Spread the love

Pas mos-veprimit e shpërfilljes së drejtorit të IKMT-Tiranë, Ylli Shehu, qytetarja Lindita Pirja, iu drejtua Drejtorit të Përgjithshëm të Anti-korrupsionit, në Ministrinë e Drejtësisë, Florin Demollari, por ky, si mik i ngushtë me shefin e IKMT-Tiranë, Ylli Shehu  e me zaptuesin Fatos Lushi, i ka bllokuar denoncimin, duke mashtruar sikur nuk po i gjen dot adresën qytetares dhe vendndodhjen e pronës…

Denoncimi i qytetares Lindita Pirja, dërguar “Pamfleti”-t, provon faktin, se në krye të institucioneve të zbatimit të ligjit në qeverinë “Rilindja”, janë emëruar banditë të dënuar nga drejtësia, të cilët jo vetëm të grabisin pasuritë me dhunë e letra false, por nuk të lejojnë ta përdorësh as kur e ke me dokumente të ligjshme.

Qytetarja Lindita Pirja, ka një pasuri me Nr. 445/1/1 në Domje të Tiranës, të regjistruar me dokumente të rregullta, me sipërfaqe  300 m2, mbi të cilën në vitin 2006 ka ndërtuar një objekt banimi me sipërfaqe totale mjedisesh 340 m2.

Pronësia e saj është e vërtetuar nga akt blerja e tokës me burim prone e financiare të ligjshme, me Gen-Plan, Planimetri e Plan-Rilevimi datë 9 dhjetor 2014, dhe Indeks Harte K-34-88 (232-A), në Zonën Kadastrale Nr. 1514 në Domje të Tiranës.

Qytetarja: Drejtori kontrabandist i IKMT-Tiranë, Ylli Shehu dhe OPGJ

Por duke qenë se Lindita Pirja jeton në Zvicër prej shumë vitesh, prona i është bllokuar me mur të ndërtuar pa leje brenda pronës së saj, duke i grabitur një pjesë të sipërfaqes me letra legalizimi e pronësore false, për rrjedhojë të regjistruar me letra kadastrale false.

Grabitësi, është “i forti” Fatos Lushi, ish-Oficer i Policisë Gjyqësore në Tiranë, denoncuar nga emisioni “Stop” dhe i arrestuar në muajin shtator 2016, për marrjen e 18 mijë Euro ryshfet nga persona që kishte nën hetim.

Qytetarja Lindita Pirja, konform ligjit për kompetencat e institucioneve ligj zbatuese dhe me dokumente zyrtare të pronës, iu drejtua fillimisht IMT-së të Bashkisë-Vorë që ka në territorin e saj fshatin Domje, duke denoncuar bllokimin e hyrjes në banesë dhe zaptimin e pronës me mur nga Fatos Lushi.

Mos veprimi IKMT-Vorë, e detyroi qytetaren Lindita Pirja, t’i drejtohej me kërkesë-ankesë IKMT të Tiranës, që varet nga Ministria e Brendshme, por aty ndeshi me drejtuesin Ylli Shehu, një bandit i dënuar penalisht për kontrabandë makinash; i cili nuk pranon të zbatojë ligjin për ndërtimet pa leje e zaptim prone; mbasi zaptuesin Fatos Lushi, përveç e ka mik punësh të zeza, e ka dhe bashkëfshatar nga Luseni i Ujmishtit Kukës.

Qytetarja: Drejtori kontrabandist i IKMT-Tiranë, Ylli Shehu dhe OPGJ

Nga e majta: Fatos Lushi dhe Ylli Shehu /

Pas mos-veprimit e shpërfilljes së drejtorit të IKMT-Tiranë, Ylli Shehu, qytetarja Lindita Pirja, iu drejtua Drejtorit të Përgjithshëm të Anti-korrupsionit, në Ministrinë e Drejtësisë, Florin Demollari, por ky, si mik i ngushtë me shefin e IKMT-Tiranë, Ylli Shehu  e me zaptuesin Fatos Lushi, i ka bllokuar denoncimin, duke mashtruar sikur adresa e qytetares është e gabuar dhe nuk po gjen dot vendndodhjen e pronës

Sa për kujtesë, drejtori i IKMT-Tiranë, Ylli Shehu, është “Ekspert drejtësie” me diplomë Kristali; ish-deputet i partisë së Fatmir Mediut, kaluar te partia e Ilir Metës në vitin 2015, ndërsa në vitin 2020 kaloi deputet te partia e Edi Ramës.

Në vitin 2021, Babloku e kandidoi deputet për PS në Kamëz, ku mori 210 vota, dhe meqë nuk fitoi, urdhëroi Rakip Sulin ta emëronte drejtor në Bashkisë Kamzës, ndërsa para disa muajsh, këtë bandit të dënuar për kontrabandë makinash duke vepruar me emrin fals Ylli Lala, ai e emëroi kryetar të IKMT-Tiranë në varësi të Ministrisë së Brendshme. Kaq për sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *