Kallauz të parë për Sazanin, Grenell kishte “Irfanin e Tmerrshëm”, pastaj Taren e Bablokut

Spread the love

Duke qenë të dy kapterë këmbësorie e artilerie, i flisnin Grenellit për historinë e bazave ushtarake në Vlorë, nëndetëset, anijet, bunkerët dhe kundër-ajrorët e ndryshkur, kur ai e kishte mendjen të zgjidhte vendin për resorte…

Në shkrimet për investimin e familjes së ish-Presidentit të SHBA, Donald Trump, të 1 miliardë USD për resorte në ishullin e Sazanit, mediat amerikane përmendën faktin, që Auron Tare ka qenë shoqërues i Richard Grenellit.

E kishte caktuar kryeministri Edi Rama, të shërbënte në rolin e kallauzit, për t’i treguar Grenellit, gjithë zonat e vijës bregdetare të jugut, mes tyre dhe ishullin e Sazanit, duke i eksploruar nga toka, deti e ajri me harta, makina, skafe e helikopterë.

Pas eksplorimeve, Grenell kthehej e çlodhej me Edi Ramën te vila qeveritare në Vlorë, ndërsa Auron Tare hartonte skica, për variantet e resorteve në zonat e vrojtuara dhe ia çonte Bablokut.
Nuk dihet, se çfarë bënte Babloku me idetë dhe skicat e Tares, por dihet që shoqërimi i Richard Grenellit, zgjati deri verën e vitit 2023, kur Jared Kushner dhe Ivanka Trump, vajza e dhëndri i Donald Trump; pas disa vizitave në ishullin e Sazanit dhe pas vrojtimit me helikopter, vendosën të investojnë atje dhe urdhëruan Edi Ramën të bënte gati dokumentet.

Por kallauzi i parë shoqërues i Richard Grenellit, për të përzgjedhur zonat e investimit në bregdetin jugor, ka qenë Irfan Hysenbelliu, tipi i njohur si “Irfani i Tmerrshëm” i kryeministrave, ministrave, kryebashkiakëve dhe i bankave, tatimeve e doganave.

Për një muaj nga korriku deri në fillim të gushtit 2021, “Irfani i Tmershëm” e shoqëroi Richard Grenellin me skaf e helikopter, nga Jala deri në Pashaliman, Zvërnec, Karaburun e Sazan, duke i dhënë ide e projekte si “biznesmen e ndërtues i suksesshëm”.

Në fotografinë që po publikojmë, është “Irfani i Tmerrshëm” dhe Richard Grenell, në motobarkë me shoqëruesit në bregdetin e Jalës me 5 gusht 2021, para nisjes për eksplorimin e radhës, ku Fania duket i zhytur në idetë e tij për investimet turistike të Trump.

Kallauz të parë për Sazanin, Grenell kishte “Irfanin e

Richard Grenell në bregdetin e Jalës me 5 gusht 2021 me Irfanin

Pas detyrës që i ngarkoi si kalluaz, Babloku e përzuri nga oborri i tij, ndërsa pas 1 viti iu vërsul bizneseve, duke i shembur resortin në Golem, ndërsa të vetmin përfitim që siguroi Fania, ishte kjo fotografi me Grenellin në motobarkë.

E përbashkëta e Irfan Hysenbelliut dhe Auron Tares, gjatë shëbimit si kallauz të Bablokut për Richard Grenellin, ishte ky fakt: duke qenë të dy kapterë këmbësorie e artilerie, i flisnin Grenellit për historinë e bazave ushtarake në Vlorë, nëndetëset, anijet, bunkerët dhe kundër-ajrorët e ndryshkur, kur ai e kishte mendjen të zgjidhte vendin për resorte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *