Kiara dhe Luizi konfirmojnë se do bëhen prindër

Spread the love

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë konfirmuar atë që flitet prej javësh: çifti do bëhet prindër së shpejti.

Këngëtari ka publikuar një këngë të re me titull ‘Frymë’, dedikuar fëmijës së tyre ku shfaqen momentet e tyre të ndjera, si kur Kiara i tregon se është shtatzënë.

Në tekstin e ndjerë, Luizi shpreh gjithë dashurinë e emocionet e tij edhe pse ende nuk e ka marrë në krah bebushen. Po ata janë në pritje të një vajze dhe festa gjendet po ashtu në videoklip.

Në lidhje me lajmin e bukur ka reaguar edhe vetë moderatorja e cila është shprehur se ndihet mjaft e lumtur që më në fund këtë lajm kaq të ëmbël ta ndajë me të githë.

“Ne kur e mesuam lajmin na la pa fryme dhe mezi kemi pritur ta ndajm edhe me ju. Jemi te mbushur me emocione, pasi shume shpejt do te vij ne jete fruti i dashurise tone, qe mezi presim ti shohim syte dhe ti prekim duart.. Kjo eshte per te gjithe ju qe prej fillimit keni perjetuar me ne cdo emocion te historise tone te bukur te dashurise. Do te behemi 3 💕-shkruan Kiara në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *