Kuadrati i hekurit tek Kodrat e Liqenit ku hipi Ilir Meta, shumë shpejt “vend pelegrinazhi”

Spread the love

Video ku kryetari i PL hipte mbi një kuadrat hekuri tek Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, duket se i ka rënë në sy Bashkisë Tiranë.

Menjëherë pas videos, kuadrati i hekurit që shfaqej në ndryshkje e sipër, u lye me bojë të bardhë. E kush tjetër përveç sportistit të PL mund të na vinte në dijeni për këtë?!

Meta ka publikuar një tjetër video sot në profilin e tij të Instagramit, duke bërë vrap e duke u kalitur. Nuk ka harruar të ngjitet sërish në kuadratin e hekurt, kësaj radhe në ngjyrë të bardhë dhe ka falënderuar Bashkinë Tiranë që e ka lyer tanimë hekurin, i cili ishte duke u ndryshkur. Bashkia në fakt është treguar zemërgjerë, se nga inati mund ta hiqte fare atë objekt të panevojshëm, por mbase ka patur hall se ku do stërvitej PL-ja.

Dhe Likja nuk ia ka kursyer një falenderim, jo vetëm me gojë, por edhe me shkrim: “Faleminderit” Bashkisë së Tiranës që ndjek aktivitetet e mia sportive dhe që më në fund u kujtua ta lyejë me bojë të bardhë kuadratin e hekurit tek kodrat e kryeqytetit!

Një përshëndetje edhe për të gjithë ata që herën e parë menduan se isha ngjitur këtu me helikopter!”, përfundon postimi.

Mesa duket ai vend shumë shpejt do kthehet në vend “pelegrinazhi”. Njerëz nga e gjithë Shqipëria do dynden për të parë se si katandiset “kaposhi një thelë” e ngaqë ka kohë të tepërt, merret me aktivitete fizike se mendorja…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *