Fshehu dënimin, Gjykata e Posçme dënon me burg kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Spread the love

Gjykata e Posçme ka dënuar kreun e Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdarin.

GJKKO e dënoni me 9 muaj burg Kreshnik Hajdarin, po ky dënim do ti konvertohet në 150 orë punë në komunitet.

Hajdari kërkoi gjykim të shkurtuar në 10 janar kur Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj tij, pas përfundimit të hetimeve të SPAK në 20 dhjetor 2023 për akuzën ‘falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’, më shumë se një herë lidhur me mosdeklarimin e procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi.

SPAK sqaroi se nga hetimet ka rezultuar se Hajdari kur ka kandiduar për kreun e Bashkisë Kuçovë në qershor të vitit 2019, në formularin e vetëdeklarimit ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj.

Sipas SPAK, Hajdari duke qenë kandidat për kryetar i Bashkisë Kuçovë edhe në zgjedhjet vendore me datë 14 maj 2023 kur dhe është rizgjedhur, gjithashtu ka patur detyrimin ligjor për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit.

Por, nga hetimet e kryera ka rezultuar se Kreshnik Hajdari është i dënuar me vendimin e formës së prerë të vitit 1999 nga Gjykata e Janinës në Greqi, me masën riedukuese të qortimit, për shkeljen: “Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse”.

Sipas SPAK, Hajdari, kishte detyrimin ligjor për të deklaruar këtë rrethanë, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.

Vetë kryebashkiaku refuzoi të ketë falsifikuar dokumentet apo të ketë gënjyer në formularin e dekriminalizmit, një proces që bëhet për çdo kandidat përpara garimit në zgjedhje.

Hetimet për kreun e bashkisë së Kuçovës nisën pasi koalicioni “Bashkë Fitojmë” i bëri të ditur Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve se Hajdari kishte fshehur një dënim të formës së prerë në shtetin grek për “Kalim të Paligjshëm të Kufirit”, gjë të cilën ai e nuk e kishte treguar në formularin e dekriminalizimit. Komisioni kërkoi ndihmën e organeve të drejtësisë, të cilat morën konfirmin nga pala greke për dënimin e Hajdarit.

Pas kësaj. SPAK çeli hetimet, të cilat u mbyllën më 15 nëntor.

Ndërsa një ditë para mbylljes së hetimeve, më 14 nëntor 2023, Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ, vendosi që Kreshnik Hajdari të mos shkarkohet nga detyra për shkak se vepra e kryer nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *