Engjëll Agaçi, urdhër ministrave: Vononi dhe bllokoni dokumentet që do kërkojnë SPAK e GJKKO!

Spread the love

Kjo skemë është futur në veprim, tani që SPAK, i mbështetur nga SHBA, ka nisur hetimet dhe goditjet në majën e kupolës qeveritare, në krye të së cilës janë Edi Rama, Erjon Veliaj, Engjëll Agaçi, Belinda Balluku dhe familjarët e tyre, oligarkët e trafikantët me maskë “Investitorë strategjikë”, që kanë bërë batërdinë mbi fondet e pasuritë shtetërore…

Pas skenarit për të futur SPAK-un nën “darën” e kontrollit dhe shantazhit të qeverisë; me grup special të drejtuar nga “ushtar” Shalësi dhe Akt-Normativ të hartuar nga ish-hetuesi Fatmir Xhafaj, Babloku ka nisur veprimet për të bllokuar aktivitetin e SPAK-ut.

Burime konfidenciale nga Ministria e Financave, kanë bërë me dije për “Pamfleti”-n, se Sekretari i Kryeministrisë, Engjël Agaçi, i ka dërguar ministrit Ervin Mete, një urdhër të brendshëm veprimi, lidhur me informacionet dhe dokumentet që do kërkojnë organet e drejtësisë.

Sipas informacionit, ky urdhër u është dërguar të gjithë ministrave, të cilët duhet të nxjerrin nën/urdhra për drejtoritë qendrore, entet publike e agjencitë e bashkitë në vartësi të tyre, por i është dërguar dhe agjencive e inspektorateve në vartësi të kryeministrit.

Duke specifikuar SPAK-un, BKH-në dhe Gjykatën e Posaçme, që kanë kompetencë trajtimin e aferave korruptive të zyrtarëve, “Don” Agaçi ka urdhëruar ministrat, që duke nisur nga data 1 shkurt 2024, për informacionet e kërkuara nga këto dy institucione drejtësie, të veprohet sipas praktikave të Ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Më këtë ligj, trajtohen përgjigjet për informacione e dokumenteve zyrtare që kërkojnë qytetarët, mediat, shoqatat, avokatët, ekspertët e bizneset; të cilëve nuk u jepen fare, ose u vonohen qëllimisht, që ata mos t’i përdorin në çështje gjyqësore kur duhet, e mos t’i publikojnë në kohë.

https://9348aeb87a97c49f8645f228c05fd925.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Me urdhrin e dhënë nga Engjëll Agaçi, “de facto”, porositen ministrat e nëpërmjet tyre drejtuesit e institucioneve dhe enteve të qeverisë, të vonojnë çdo informacion e dokument zyrtar që do kërkojnë BKH, SPAK dhe Gjykata e Posaçme gjatë proceseve hetimore e gjyqësore.

Sipas Aneksit të Kushtetutës për organet e drejtësisë së re, dhe sipas ligjit për funksionimin e BKH, SPAK e Gjykatës së Posaçme, të gjithë institucionet shtetërorë nga maja e shtetit deri në organet lokale, kanë detyrim t’u japin në afatin që kërkojnë, çdo informacion e dokument zyrtar.

Por Babloku, nëpërmjet Engjëllit të tij, ka vendosur të bllokojë e vonojë qëllimisht, informacionet dhe dokumentet që do kërkojnë BKH, SPAK e Gjykata, duke urdhëruar ministrat, t’i trajtojnë me Ligjin Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Përveç vonesave e bllokimit, më këtë urdhër të Bablokut, agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, u hiqet e drejta të sekuestrojnë dokumente direkt, siç e përcakton Kodi i Procedurës Penalë te pjesa për SPAK-un.

Sepse, me urdhrin e brendshëm, ata duhet të bëjnë kërkesë paraprake për të sekuestruar dokumente e pajisje zyrtare, megjithëse ligji u jep të drejtën e pakufizuar, që me një vendim gjykate të bëjnë sekuestrime direkte pa paralajmërim.

Pra, duhet njoftuar e kërkuar paraprakisht, me qëllim që “ustallarët” e kryeministrit, të ministrave, drejtorëve e krye bashkiakëve, të kenë kohë të mjaftueshme për të fshehur dhe pastruar dosjet e kompjuterët nga provat e krimeve.

Kjo skemë është futur në veprim, tani që SPAK i mbështetur nga SHBA, ka nisur hetimet dhe goditjet në majën e kupolës qeveritare, në krye të së cilës janë Edi Rama, Erjon Veliaj, Engjëll Agaçi, Belinda Balluku dhe familjarët e tyre, oligarkët e trafikantët me maskë “Investitorë strategjikë”, që kanë bërë batërdinë mbi fondet e pasuritë shtetërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *