Në SPAK për aferën ‘Partizani’, Malltezi akuza Ramës: Kallëzimi i rremë, nuk kam bërë asnjë dëm

Spread the love

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është prononcuar për mediat jashtë ambienteve të SPAK.

Me dokumente në duar, ai hedh akuza mbi kryeministrin Edi Rama dhe SPAK-un duke thënë se po hetohet në mënyrë të paprecedentë pas një kallëzimi të rremë të Taulant Ballës.

“Ja me një tabelë të dyfytërësisë të qeverisë së Ramës. Kthehemi çik te rasti konkret, kam marrë një ftesë pas 2 vitesh e 2 muajsh që ka bërë kallëzim Balla, vendosa ta respektoj. Është nisur nga një kallëzim i rremë i Ballës”, tha ai.

Malltezi akuzohet për pastrim parash, por ai e mohon në mënyrë absolute këtë gjë duke theksuar se prona në fjalë u është kthyer mbi 100 familjeve dhe jo atij. Më tej, ai shton se vetë Prokuroria e Posaçme e ka pranuar se për rastin, dëmi është 0.

“Është vërtetuar që toka ishte e pronarëve të familjes tiranase, iu kthye mbi 100 familjeve, klubi Partizani nuk iu kthye Jamarbër Malltezit, asnjë qeverisje nuk ia ka dhënë Malltezit apo një personi. Edhe vetë SPAK-u e pranon që s’ka dëm, po arrestojnë njerëz me dëm 0, përkundrazi shteti ka marrë 800 mijë dollarë nga privatizimi i objekteve të rrënuara. Ka rezultuar që Edi Rama ka bërë shkelje, 330 mijë euro dëm pasi ka shpërdoruar detyrën, por nuk ndihen sepse Rama është mbi ligjet. Këto i lëpihen, larot”, tha Malltezi.

Ai u ka vënë gazetarëve në dispozicion këto dokumente:

Në SPAK për aferën 'Partizani', Malltezi akuza
Në SPAK për aferën 'Partizani', Malltezi akuza
Në SPAK për aferën 'Partizani', Malltezi akuza


Në Prokurorinë e Posaçme, Malltezi do të merret në pyetje lidhur me aferën e ish-klubit sportiv “Partizani”, ndërkohë që avokatët e tij kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshim të masës së sigurisë me pretendimin se ai nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *