Dosja “McGonigal”, Dumani mesazh Ramës: Po hetojmë prej një viti, nuk ka fare rëndësi pushteti për ne!

Spread the love

Dumani i ka dërguar një ‘mesazh’ Edi Ramës duke e paralajmëruar se skandali Mc Gonigal po hetohet prej një viti duke theksuar se për SPAK nuk ka rëndësi pushteti i tij si kryeministër…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një takim me studentë të universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër, organizuar nga Komiteti i Helsinkit, ka deklaruar se nuk ka rëndësi pushteti dhe se kushdo do të duhet të japë llogari në SPAK kur t’i vijë koha.

Teksa SPAK ka nisur një hetim për çështjen “McGonigal”, Dumani është pyetur nëse do të merret në pyetje edhe kryeministri Rama, i përmendur në dosje.

Dumani tha se nuk kanë rëndësi emrat, por provat.

Kreu i SPAK është shprehur gjithashtu se nuk mund të jepte përgjigje për çështje të caktuara, por ka bërë të ditur se të gjithë do japin llogari në SPAK.

Rama a do thirret për tu pyetur për çështjen McGonigal?

Dumani: Nuk mund të përgjigjem për çëshje konkrete por thashë që cilido zyrtar mund të merret në pyetje. Nuk ka rëndësi emri por provat dhe nuk ka rëndësi pushteti që ka dhe në një moment do ti duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë. Ne jemi të ndjeshëm ndaj asaj që ndodh edhe në media apo kudo tjetër. Shumë media në muajin shkurt e vitit të kaluar dhe deri para 2- 3 muajsh kemi marre kritika pse nuk kemi regjistruar çështjen e Mc Gonigal dhe gjithë kritikët duhet të ndjehen të zhgënjyer se e kemi regjistruar që në janar të vitit 2023. Duhet të presim momentin kur të kemi diçka konkrete për ta publikuar.

Ndërkohë kreu i SPAK, është pyetur edhe për ish presidentin Ilir Meta se në çfarë faze është hetimi.

Dumani tha se çështja e Metës është nën hetim dhe nuk mund të japë të dhëna të tjera.

“Meta është çështje nën hetim dhe nuk mund të jap të dhëna”, tha Dumani.

Kujtojmë se të hënën në SPAK u pyet për rreth 6 orë biznesmeni Agron Neza. Bëhet me dije se Neza u thirr për të dhënë shpjegime në lidhje me verifikimet që Prokuroria po kryen për çështjen e njohur gjerësisht si “McGonigal”. Pasi doli nga ambientet e SPAK interesimit të gazetarëve se për çfarë u pyet, Neza iu përgjigj shkurt: Pyesni Prokurorinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *