“A keni tjetërsuar prona në jug?”/ Bashkëshorti i Olta Xhaçkës ‘zgërdhihet’ para gazetarëve pas daljes nga SPAK

Spread the love

Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ky është pyetur për rreth katër orë.

Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, bashkëshorti i ish-ministres është pyetur nga gazetarët nëse “për çfarë ishte thirrur apo nëse kishte tjetërsuar pronat në jug”

Artan Gaçi ka refuzuar të përgjigjet duke buzëqeshur para kamerave dhe më pas është larguar.

Artan Gaçi ishte paraqitur edhe më herët në SPAK në tetor të vitit të kaluar pas një kallëzimi të bërë nga Fredi Beleri.

Pak kohë më parë, Prokuroria e Posaçme, SPAK, i ka vënë shiritin e sekuestros edhe sipërfaqes së dytë të truallit të investimit strategjik të ish-deputetit Artan Gaçi në bregdetin e Dhërmiut. Sipërfaqja prej 5080 m2 është një nga dy sipërfaqet, regjistrimi i së cilave dërgoi në qeli ish-kryebashkiakun në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Sipas SPAK, nga hetimi paraprak ka rezultuar se të dyshuarit e kësaj çështjeje kanë realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të sipërfaqes së sekuestruar, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *