Gjendet delfini prehistorik në Amazonë

Spread the love

Rreth milionë 16 vite më parë, një delfin gjigant notonte i qetë në habitatin e tij. Por ndryshe nga delfinët e sotëm, shtëpia e tij nuk ishte oqeani por një liqen në Amazonën peruviane.

Edhe pse sot ekzistojnë ende delfinë të ujërave të ëmbla në Amazonë, nuk kanë asnjë lidhje me paraardhësin e lashtë. Kushërinjtë e tij më të afërt janë delfinët e lumenjve që jetojnë 10.000 kilometra larg, në Azinë jugore.

Analiza e kafkës së delfinit të zbuluar së fundmi u tregoi paleontologëve se trupi duhet të ketë qenë 3.5  metra i gjatë, rreth 20-25% më i madh se sa delfinjtë e sotëm të lumenjve dhe njëkohësisht, është delfini më i madh i liqeneve deri më tani.

Por kafka që arrin deri në 70 centimetra nuk është e plotë kështu që delfini prehistorik mund të ketë qenë edhe më i madh, shkruhet në artikullin e publikuar në Science Advances.

Ajo çfarë e veçon zbulimin janë të dhënat që jep për historinë e zhvillimit të delfinëëve të liqeneve sepse këto krijesa janë shumë të rralla në regjistrat e fosileve. Ka shumë pak delfinë të vetëm në ekosistemet e liqeneve dhe rrymat e forta të ujit nuk lejojnë ruajtjen e mirë të fosileve.

Delfinët e sotëm të liqeneve kanë hundë të gjata dhe më të holla krahasuar me delfinët e detit që i kanë më të shkurtra dhe të trasha.

Fosili është quajtur Pebanisa yacuruna, një emër që lihet me formacionin Pebas ku u gjet fosili ndërsa “yacuruna” është një term i gjuhës indigjene Kichua ku sipas legjendës lokale, quhen qeniet mitike të ujit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *