Shpërthimi me tritol në Tiranë, zbardhet dëshmia e noteres

Spread the love

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një zyrë noterie në ish-Bllok.

Në derën e zyrës së noterisë në pronësi të Esemeralda Dautit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit (30 janar), në rrugën ‘Perlat Rexhepi’ dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë, është siguruar dëshmia e pronares së noterisë, së cilës iu vendos lëndë plasëse. Në një prononcim të shkurtër për mediat, noterja tha se nuk ka konflikte me njeri.

“Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte”, tha noterja.

“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve” njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *