Vrau marokenin në Spanjë, Florian Rama refuzon t’i bëhet ADN-ja; gjykata urdhëron marrjen me forcë

Spread the love

Gjykata spanjolle ka urdhëruar marrjen me forcë të kampionit të ADN-së për shqiptarin 30-vjeçar Florian Rama, i akuzuar për vrasje. Ai u ekstradua nga Anglia në Spanjë në janar, ku përballet me akuzën e vrasjes së 24-vjeçarit Soufian Mraha në qershor 2019 pas një debati në një bar.

Tre dëshmitarë e identifikuan në skicat e fotografive të policisë që hetuesit u treguan atyre. Duke jetuar në Vigo në atë kohë, konkretisht në rrugën Lorient pranë Balaídos, celulari gjithashtu tregoi se ai ishte në vendin e ngjarjes atë mëngjes.

Gjithashtu kamerat fiksuan një person që largohej nga vendi i ngjarjes drejt një rruge që për koincidencë aty jetonte edhe një shoku i Ramës. Megjithatë, gjykata ka kërkuar edhe ADN e të dyshuarit për të përforcuar provat lidhur me autorësinë por Rama ka refuzuar duke detyruar gjykatën të kërkojë marrjen me forcë të saj. ADN do të krahasohet me profilin gjenetik mashkullor të gjetur në një gjurmë gjaku në vendngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *