Karol G fiton çmimin ‘Albumi i vitit’

Spread the love

Në Sevilja të Spanjës është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy që nderon yjet e muzikës latine.

Artistja Karol G u nderua me çmimin ‘Albumi i vitit’ ndërsa bashkëpunimi i Shakirës me BZRP i dha asaj dy çmime të rëndësishme ajo e këngës së vitit dhe kënga më e mirë pop.

Ishin artistët Luis Fonsi dhe Anitta që i dhanë çmimin artistes, që vitin e kaluar shkoi për këngëtaren e njohur Rosalía-s për albumin e saj Motomami.

Gjatë marrjes së çmimit Karolg G nuk harroi të falenderonte ekipin e saj që përgatiti albumin e suksesshëm “Manana Sera Bonito”.

“Jam e lumtur që kam këtu me mua disa nga personat që punuan me mua gjatë këtij procesi. Ky është një album shumë i veçantë që ndryshoi jetën time dhe më duket e pabesueshme që ndryshoi jetën edhe të shumë të tjerëve. Faleminderit të gjithëve.”

Ndërsa artistja e njohur Shakira ua dedikoi çmimin dy fëmijëve të saj Milan dhe Sasha.

“Këtë çmim dua t’ua dedikoj fëmijëve të mi, Milanit dhe Sashës, sepse u kam premtuar se do të jem e  lumtur. U kam premtuar që do të kenë një mama që do të jetë vetëm e buzëqeshur , sepse e meritojnë. Duke filluar nga tani , po mendoj për të ardhmen dhe këngët që do të kompozoj, turnetë që do të nis”.

Në këtë ceremoni performuan edhe yje të tjerë të muzikës si legjenda e muzikës klasike Andrea Bocelli, këngëtari i  njohur Peso Pluma dhe  artsitja Rosalia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *