Samiti për Ukrainën, Vuçiç sfidon Ramën në Tiranë; i thotë “JO” sanksioneve kundër Rusisë

Spread the love

Në samitin e Tiranës për Ukrainën, presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të jetë i vetmi që do të kërkojë ndryshime në tekstin e deklaratës që duhet miratuar.

Ky lajm është bërë me dije nga mediat serbe sapo Vuçiç mbërriti në samit ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Zelensky.

Ende nuk dihet se si do të duket teksti i deklaratës në fund, por siç ka mësuar B92 dhe Novosti.rs Vuçiç do të kërkojë që sanksionet kundër Rusisë, si dhe “ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit” të jenë hequr nga teksti.

Po ashtu, presidenti i Serbisë do të kërkojë që në tekst të mos shkruhet “vendi” (Serbia) por “gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor” .

Serbia e bëri këtë kërkesë për shkak të Kosovës, sepse Serbia nuk do ta quajë shtet.

‘Vendi ynë dhe presidenti Vuçiç në Tiranë do të luftojnë për çdo fjalë, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë janë dakord me propozimin.’, shkruajnë mediat serbe.

Vetë Vuçiç iu drejtua shkurt gazetarëve në serbisht pas takimit me Ramën dhe Zelenskyn.

“Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme. Ne duhet të flasim nesër për axhendën e rritjes, për tregun e përbashkët. Le të flasim sot me Presidentin Zelensky. Tema të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta”, tha Vuçiç.

I pyetur për sanksionet kundër Rusisë, ai tha:

“Kemi disa propozime për deklaratën. Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve dhe parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë“, tha Vuçiç.

Kujtojmë se Serbia është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit që nuk pranon të vendosë sanksione kundër Rusisë, e cila prej dy vitesh ka pushtuar Ukrainën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *