“Nuk e bëj presidente Ina Ramën unë o palaço”, si nisi sherri mes Sulës dhe Çollakut: Jeni bërë dele mo Niku!

Spread the love

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetëve të Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve pas mbylljes së mbledhjes së komisionit të Çështjeve Evropiane.

Nga pamjet e siguruara, duket se Sula i drejtohet Çollakut, i cili nuk bën pjesë te deputetët demokratë në mbështetje të Rithemelimit, si “dele”, pasi ky i fundit nuk largohet nga salla.

“Jeni bërë dele mo Niku”, i thotë Sula deputetit që shërben edhe si nënkryetar i PD-së.

Çollaku replikon duke i thënë Sulës se nuk e bën Ina Ramën presidente, duke iu referuar një propozimi të hershëm të Sulës për emërimin e ish-kryeprokurores si kryetare të shtetit.

Sula i kthehet duke thënë se është krenar për propozimin e tij, ndërsa debati më tej zhvillohet në korridorin jashtë sallës me tonë të larta.

Çollaku i drejtohet me cilësimet “lëngaraq, servil dhe legen”, ndërsa Sula e cilëson kolegun si “mashtrues”.

Debati i ashpër në kryesinë e Kuvendit

Çollaku: O Dash

Sula: Jeni bo dele o Niku. O kokrra..mos them ndonjë gje tjetër

Çollaku: Mos hyrë në këto, bëj punën tate. Të foli njeri, të foli njeri?

Sula: O udhëheq i madh…

Çollaku: Mos më bëj si trim se e dimë ça je

Sula: Ik tashi…

Çollaku: O lëngaraq, palaço

Sula: Po ik, le kokrrën e namit, servil, legen

Çollaku: Deputeti qëllon deputetin

Sula: Ku të qëllova, o mashtrues. Ti je mashtrues. Ti mashtron ditën në diell

Çollaku: Palaço, bën këtu demokratin ti opozitarin dhe në darkë çon mesazhe

Sula: Unë të çoj mesazhe..?

Çollaku: Hapi letrat të shohim ku i ke tenderat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *