“Partizani”, Berisha pas marrjes në pyetje nga SPAK: Në një karrige Rama, në tjetrën McGonigal. Çdo njeri që thirret nga organet e hetuesisë….

Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të marrjes në pyetje nga SPAK.

Berisha tha se në SPAK gjeti një grup të terrorizuar në një karrige bosh qëndronte McGonigal dhe në tjetrën, Rama.

“Gjeta aty një grup të terrorizuar në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në tjetrën ishte ulur Rama dhe unë  në emrin tuaj dhe të PD u deklarova si vijon: Pasi i pyeta pse vijoni me këtë terror. Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni në çfarë masash sigurie. Pasi ju deklarova se Berisha është këtu në përputhje me parimin që beson se çdo njeri që thirret nga organet e hetuesisë duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje.”, tha Berisha.

Ai ka siguruar opozitën se po shkohet drejt një fitore të sigurt, ndërsa shtoi se do paraqitet për tu marrë në pyetje sa herë të thirret.

Berisha tha se prokurorët gjatë marrjes në pyetje nuk paraqitën asnjë provë, ndërsa i quajti “mjeranë që përsërisnin trillimet e tyre”.

Ish-kryeministri u mor sot në pyetje si person nën hetim në lidhje me dosjen “Partizani”, për të cilën është edhe nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

“I gjeta të terrorizuar, gjeta hijen e McGonigal dhe skandaleve të tjerë. Siguroj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitore të pashmangashme dhe Rama do përfundojë në galerat e historisë bashkë me SKAP dhe Gjykatën Speciale. Berisha do paraqitet për pyetje sa herë të thirret. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok në thirrjen time. Nuk kishin asnjë provë vetëm mashtrim dhe riciklim të tyre.
Mjeranë që përsërisnin trillimet e tyre”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *