Arben Llangozi fundos Kreshnik Hajdarin, SPAK merr të pandehur Darin e Kuçovës

Spread the love

Avokati Arben Llangozi ia doli të fundosë kryetarin e Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdarin.

Avokati i publikoi për herë të parë Hajderi të Kuçovës një dënim që e kishte fshehur në Greqi.

KQZ-ja, partia dhe prokuroria e mbrojtën Hajdarin, por ishte SPAK që po e çon para drejtësisë falë luftës së Arben Llangozit, i cili ka nisur të quhet Avokati i Popullit.

Lufta e drejtë e Llangozit është mbështetur nga Lefter Maliqi, por sidomos nga mediat Prapaskena, Stop, Pamfleti, Ora News etj.

Hajdari i pandehur nga SPAK

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari nuk deklaroi në formular një dënim në Greqi, në vitin 1999.

Ai është nën akuzë në bazë të nenit 190/2 të Kodit Penal për falsifikimin e formularëve.

Në rast se vërtetohet akuza, atëherë kryebashkiaku Hajdari rrezikon dënim me burg nga 6 muaj deri në 5 vite.

Zyrtarisht i pandehur, SPAK i komunikoi Kreshnik Hajdarit akuzën e Avokati i tij, Theodhori Sollaku, dha detaje pas përfundimit të marrjes në pyetje.

“Ishim për një kallëzim të bërë nga subjektet politike për një dënim qortimi të dhënë në Greqi 25 vjet më parë. Kanë pretenduar se nuk e ka deklaruar.

Nuk ka pasur asnjë vendim të publikuar, asnjë komunikim për këtë vendim. Por edhe nëse do të kishte, nuk do të kishte asnjë pasojë”, tha Sollaku.

Një ditë më parë Hajdari kaloi një “sprovë” të vështirë, pasi iu rrezikua mandati sepse nuk kishte deklaruar dënimin me 4 muaj burg, që iu konvertua në shërbim provë në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *