“Abraca-Dobra”, sulmuesi i Shpresave shfaqet me shkopin dhe kapelën magjike, firmos kontratën e re në kampionatin anglez

Spread the love

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Dobra ka rinovuar kontratën me skuadrën e Çesterfilldit në Angli. 22-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2026, teksa lajmi u konfirmua nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. 

Një prezantim tepër i veçantë, teksa në videon e publikuar nga klubi, shfaqej Dobra me shkopin dhe kapelen magjike duke njoftuar rinovimin. Nga ana tjetër, klubi shkruante: “Abraca-Dobra”.

Vlen të theksohet fakti se 22-vjeçari shqiptar është një ndër futbollistët më të rëndësishëm të Çesterfilldit që militon në “National League”, ku në 24 ndeshje ka shënuar 6 gola, teksa ekipi i tij kryeson renditjen. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *