Interi fiton në frymën e fundit, mposht minimalisht Napolin dhe rrëmben Superkupën e Italisë

Spread the love

Interi ka fituar mes drithërimave finalen e Superkupës së Italisë. 90 minuta nuk mjaftuan për të ndryshuar rezultatin, por u desh minuta e 91 që zikaltrit të shmangin kalimin në shtesa.

Ishte Lautaro Martines ai i cili shënoi në frymën e fundit dhe i dha Interit superkupën. Zikaltrit u ndihmuan edhe nga ndëshkimi me karton të kuq i Simeones, i cili la me 10 lojtarë Napolin.

Për skuadrën zikaltër, kjo ishte fitorja e tretë radhazi në Superkupën e Italisë, duke çuar në 8 numrin e trofeve të fituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *