20 vite shpërndarës droge, publikohet video kur Astrit Deliu i tregon policisë ku fshihte kokainën në bahçe

Spread the love

Është publikuar videoja e arrestimit të 46-vjeçarit Astrit Deliu, gjatë operacionit antidrogë Tempulli 2.

Deliu një personazh i dyshuar se prej afro 20 vitesh aktivitet në shitjen e kokainës, e kishte kthyer zonën e “Tufinës” në Tiranë në bazën e tij të konsideruar gati të paprekshme.

Efektivët e policisë po e shoqërojnë drejt vendit ku Deliu ka fshehur sasi të konsiderueshme kokaine. Për të shkuar deri tek vendi ku e kishte fshehur në bahçen e shtëpisë, agjentëve të Antidrogës iu deshën disa minuta.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti atij 570 gramë kokainë, shuma parash si dhe një armë zjarri.

Deliu e kishte hedhur çantën pranë rrënjës së një peme dhe pasi policia e hapi prezencë të tij gjeti kuti të ndryshme plotë me kokainë të ndarë në doza të vogla, më shumë se gjysmë kilogramë dhe një pistoletë “bereta”.

Astrit Deliu është personazhi kryesor i operacionit “Tempulli 2” në Tiranë, të cilit iu kap sasia me e madhe e lëndës narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *