Ndikimi rus në zgjedhje, Talat Xhaferi flet si kryeministër: Kam kërkuar takim me kreun e shërbimit sekret

Spread the love

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka folur për ndikimet e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e pritshme të majit.

Ai sqaroi se janë marrë të gjitha masat për të parandaluar ndikime apo ndërhyrje nga jashtë.

Ka informacione që mund të ketë ndikime nga Rusia në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nëse ka informacione çfarë masash po merren?

Xhaferi: Çështja e ndikimeve anësore nuk është risi që mund të ndodh vetëm në çështjet zgjedhore , është çështje shihet gjithnjë, direkte apo indirekte. Në aspektet direkte të ndërhyrjeve, institucionet përkatëse kanë marrë dhe masa të drejtëpërdrejta me largim të diplomatëve, pjesa indirekte që nuk mund të ketë parapërgatitje, për shkak të informatave të gabuara. Pritshmëritë janë që këto informata të rreme të shtohen.

Keni kërkuar takim me kreun e shërbimit sekret për këtë çështje?

Xhaferi: Si kryeministër i kam të gjitha kompetencat. Do të ketë një takim në ditët e ardhshme në bazë të kompetencave që kam.

Kryeministri Xhaferi ka thënë se mbarëvajtja e procesit zgjedhor është prioritet i qeverisë dhe i cilësoi ato si një moment kyç për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

Xhaferi deklaroi se në ditët e ardhshme pritet të ketë dhe një takim me kreun e shërbimit sekret në lidhje me ndikimin dhe influencës ruse në Maqedoninë e Veriut.

“Si kryeministër i kam të gjitha kompetencat. Do të ketë një takim në ditët e ardhshme në bazë të kompetencave që kam”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *