Rëndohet bilanci i sulmit tragjik në Rusi, shkon në 115 numri i viktimave

Spread the love

Ka shkuar në 115 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Rusi. Lajmi u dha nga komiteti i hetuesve i ngritur për këtë rast.

Në vendin e sulmit terrorist në sallën e koncerteve Crocus City Hall, kur shërbimet e urgjencës po pastronin rrënojat, u gjetën më shumë trupa të të vdekurve. Kështu, numri i të vdekurve aktualisht është 115 persona“, tha komiteti.  

Guvernatori i rajonit të Moskës thotë se pret që numri i të vdekurve të rritet, pasi punonjësit e shpëtimit vazhdojnë të këkrojnë në vendngjarje.  

Grupet e shpëtimit po punojnë në skenën e tragjedisë në Crocus, ata po vazhdojnë të pastrojnë rrënojat dhe të kërkojnë njerëz. Janë angazhuar 719 specialistë dhe 213 pajisje 20 trupa të tjerë janë gjetur nën rrënoja. Puna do të vazhdojë edhe për të paktën disa ditë”, tha ai.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *