Kokaina në Xibrakë, SPAK rrëzon Olsi Ramën: Akuzat e Gazment Bardhit nuk janë shpifje

Spread the love

SPAK ka rrëzuar kërkesën e Olsi Ramës për të nisur procedimin penal ndaj Gazment Bardhit…

SPAK nuk ka pranuar kallëzimin e vëllait të Kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit, duke konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë.

Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama.

Olsi Rama kallëzoi në SPAK, Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, duke e akuzuar si të përfshirë në Laboratorin e drogës në Xibrakë.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit, duke konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë. Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama.

Olsi Rama kallëzoi Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, duke e akuzuar si të përfshirë në Laboratorin e drogës në Xibrakë. Sipas denoncimit të Bardhit, një person i paidentifikuar, i moshës 45 vjeç, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM. Sipas të dhënave TIMS, Olsi Rama është përdorues i këtij automjeti, sëbashku me tre drejtuesit e tjerë të organizatës kriminale”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas denoncimit të Bardhit, një person i paidentifikuar, i moshës 45-vjeç, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM. Bardhi thotë se sipas të dhënave TIMS, Olsi Rama është përdorues i këtij automjeti, sëbashku me tre drejtuesit e tjerë të organizatës kriminale.

      Kokaina në Xibrakë, SPAK rrëzon Olsi Ramën: Akuzat e Gazment
      Kokaina në Xibrakë, SPAK rrëzon Olsi Ramën: Akuzat e Gazment

      Leave a Reply

      Your email address will not be published. Required fields are marked *