“Të përqafoj fort, më mungon shumë”, vajza e Navalny ndan një mesazh emocional për vdekjen e babait të saj

Spread the love

Vajza e kritikut të Putinit, Alexei Navalnyt, ka ndarë një mesazh emocional për babanë pas vdekjes së tij javën e kaluar.

Dasha Navalnya ka postuar një foto të saj si fëmijë me nënën dhe babanë, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër.

“Të dua, të puth, të përqafoj fort, dhe më mungon shumë”, thuhet në mbishkrimin e postimit së 23-vjeçares.

Navalny ka vdekur në një burg rus të sigurisë së lartë në Arktik gjersa dyshohet se është helmuar me Novichok, agjent nervor. 

Ndërkohë ditën e djeshme Presidenti amerikan, Joe Biden takoi gruan dhe vajzën e opozitarit të vdekur rus, Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, në Kaliforni, tha Shtëpia e Bardhë 

Në një mesazh në X, Biden tha: “Sot, u takova me Yulia dhe Dasha Navalnaya – të afërmit e Aleksey Navalny – për të shprehur ngushëllimet e mia për humbjen e tyre të dhimbshme.  Trashëgimia e guximit të Aleksey-t do të jetojë tek Yulia dhe njerëzit e panumërt në të gjithë Rusinë që luftojnë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.”

Biden ka fajësuar Putin për vdekjen e Navalny. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *